Pse s'me jep selam o vella por me pershendet me pershendetjen e huaj?
Aq shpejt harove se vellezer ne fe jemi e jo te huaj qe interesi i bashkon?
Sunnetin e Pejgamberit a.s anshkalon per pershendetjen e okupatoreve !
Shume tradita nga to kemi nisur t'i festojme dhe ne jete t'i perdorim
Saqe traditat tona ngadale por sigurisht jemi duke i haruar
Nenat tona kemi nisur vetem per 8 Mars t'i kujtojme dhe respektojme !
Grate tona vetem n'dite feste dashurine t'ua tregojme !
Shokeve dhe shoqeve tona perparesi para vellezerve dhe motrave t'u japim
Pse o vella nefsin verberisht ndjek,shet Dynjane per Ahiretin ?
Namazin shume here anashkalon,me aktivitete te padobishme arsyetohesh!
Shume pak per Ahiret punon,pas kesaj Dynjaje dhe parase vetem vrapon!
Shejtanin ne c'do veper te ndyte e pason,Allahun xh.sh hidheron !
Pse oj moter e dashur vleren tende shpesh e haron ??
Se Allahu xh.sh te lartesoi ne Kur'an dhe ti veten e ul ?
Hixhabin qe eshte drite per ty e mohon por veshjen provokative preferon?
Nxehtesine e kesaj Bote si nje prej arsyeve shpesh here t'i e perdor
Nxehtesine e zjarrit te Xhehennemit 70 here me te forte shpejt haron !
Shume pyetje me sillen ne koke per kohen e sodit e pak pergjigje gjej !
Shpresa per nje perfundim sa me te mire me jep kurajo
Qe do te zgjohem ne nje te neserme me te mire inshAllah !