islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
404 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 404 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  Empty96%Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  Empty0%Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  Empty0%Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  Empty0%Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  Empty1%Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  Empty2%Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  Empty
MesazhTitulli: Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit    Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  EmptySat 5 Nov 2011 - 19:35

Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit  Tawaf110

Nexhat Ibrahimi

Hyrje
Në gjuhët e popujve myslimanë është shkruar mjaft për Tavafin dhe Arafatin. Gjuha arabe, persiane, turke, e kohët e fundit edhe në anglisht, gjermanisht, frëngjisht e të ngjashme ka shkrime cilësore për këto tema. Për fat të mirë, edhe gjuha shqipe po e zë hapin disi, ndonëse e çalë dhe ndonëse me frymën e fundit. Për këtë arsye, të shkruhet për haxhin dhe në kuadër të tij për Tavafin dhe Arafatin, paraqet sfidë të vërtetë, sepse njeriu përjeton rastin që sërish, nga këndi tjetër, të dëgjoj diç me vlerë për këto institucione të vlefshme, por shkruesi rrezikon ta banalizojë tregimin me përsëritje të amështa e bajate.
Haxhi është institucion shpirtëror por dhe fizik. Fillimet e para haxhi i nxjerr nga Ademi a.s., kurse fuqizimin e mori nga koha e Ibrahimit dhe Ismailit a.s.[1] Por, formën përfundimtare haxhi me të gjitha institucionet e tij i mori me Muhammedin a.s.
Shikuar nga kjo retrospektivë historike e ngjarjeve dhe fenomeneve, haxhi është rast i përshtatshëm për njohjen e së kaluarës së përbashkët drejt vizionit të së ardhmes.


Tavafi

Tavafi është rrotullim, qarkullim ritual rreth Qabesë në Mekë, i cili përbëhet prej shtatë rrotullimeve. Shtatë rrotullime quhet një tavaf. Varësisht nga gjendja e haxhiut dhe koha kur bëhet tavafi, ai mund të jetë: 1) Farz – detyrim rigoroz (tavafu zijareh ose tavafi ifadeh. Sipas Ebu Hanifesë ai kryhet në ditën e tretë të bajramit, deri në perëndim të diellit. 2) Vaxhib – obligativ (tavafu sadr ose tavafu veda) 3) Sunet – i rekomanduar (tavafu kudum).[2]
Tavafi kryhet në çdo kohë, me përjashtim gjatë kohëve të namazit, kur të gjithë falen drejtuar Qabesë. Për këtë arsye, tavafin nuk mund ta kryejmë i vetëm, por në grupe zakonisht të mëdha. Kjo bënë që vështirë t’i afrohemi Haxher’ul-esvedit (Gurit të Zi). Për arsye të pamundësisë së prekjes, dijetarët lejojnë që në vend të prekjes së Gurit të Zi, të drejtojmë dorën dhe shikimin me shenjë në drejtim të tij.[3]
Qabeja paraqet gjendjen e intimitetit të cilën njeriu përpiqet ta vendos me Praninë e Zotit (hadret) të manifestuar nëpërmjet trupit fizik dhe frymor të Qabesë. Mirëpo, kjo lidhje është vështirë të bëhet për arsye të përqendrimit të jashtëzakonshëm të njerëzve. Për këtë arsye, duhet përqendrim dhe soditje maksimale që të pajtohen shumësia, zhurma dhe dendësia e njerëzve me prehjen dhe qetësinë e brendshme, të nevojshme për vendosjen e gjendjes intime.
Edhe pse në shikim të parë tavafi dhe namazi dallojnë, këto dy institucione kanë ngjashmëritë e tyre. Tavafi nuk ka Razz dhe gjatë tavafit mund të flasim. Por, shikuar me sy soditës e shpirtëror, edhe biseda gjatë tavafit e prish synimin e tavafit sikur që biseda e prish namazin. Prandaj, një numër teologësh dhe sufistësh urdhërojnë heshtjen gjatë tavafit. Nëse e pranojmë se “namazi është mi’raxhi i besimtarit”, atëherë tavafi është rasti më i mirë i njeriut që këtë ngjitje shpirtërore ta vazhdojë edhe mbi kufijtë e kufizueshmërisë kohore dhe hapësinore.

Kemi edhe ngjashmëri të tjera që vlen të theksohen. Një ndër rregullat e haxhiut është që gjatë tavafit ta zbulojë supin e djathtë, atë që është më larg Qabesë, kurse ta mbulojë supin e majtë, supin drejtpërdrejt përballë Qabesë. Por, edhe Qabeja ka mbulesën e saj (kisva), e cila gjatë ditëve të haxhit, pjesërisht zbulohet, kurse pjesa tjetër mbetet e mbuluar.
Nga doktrina besimore e dimë se njeriu e njeh Zotin nëpërmjet cilësive negative (selbije), por edhe nëpërmjet cilësive pozitive. Njeriu e vendos intimen e tij me Krijuesin së pari nëpërmjet pjesës së njohur, e pastaj nëpërmjet shikimit shpirtëror (besir) e dëshmojmë (shuhud). Në këtë mënyrë njeriu e vendos intimen e tij me Praninë e Zotit dhe ne këtë mënyrë u ngjason engjëjve të Zotit, të cilat rregullisht e vizitojnë Qabenë shpirtërore (Bejt’ul-ma’mur), sikur që njerëzit e vizitojnë Qabenë tokësore. Këtë do ta quanim pelegrinazh që kapërcen kufijtë ndërmjet temporales dhe të pakohës, materiales dhe shpirtërores.
Në këtë mënyrë njeriu i njeh gjurmët e ekzistimit të Zotit dhe veprimin në të krijuarën, sidomos në vetvete dhe atë që e rrethon. Kjo gjendje kulmon me veshjen e bardhë të ihramit, i cili paraqet shenjën e dinjitetit. Kur haxhiu kthehet me dinjitet në fytyrë, kjo është shenjë se ai gjatë haxhit ka parë atë që është dashur ta shoh.
Në fund duhet të theksojmë edhe një element, dhënien e selamit Gurit të Zi, prehja me gjendjen vetjake, pranimin e kohës dhe hapësirës në ekzistimin vetjak të kësaj bote dhe fatit të dhënë, meqenëse të gjitha këto janë dhuratë mëshire të Zotit për njeriun konkret. Nëse do ta pranojmë Traditën se fati është i paracaktuar (i paraditur), vendimin përfundimtar e vendosi me Gurin e Zi. Prandaj edhe puthja, prekja, qoftë edhe shikimi nga larg i Gurit të Zi, ka për rrjedhojë që haxhiu për një çast para syve ta kalojë tërë jetën e kaluar të tij. Cilësitë e mira që e kanë përcjellë njeriun deri atëherë, me këtë rast do t’i bëhen përkrahje plotësuese në jetën e ardhshme, kurse cilësitë e këqija që nuk ka arritur t’i largojë nga vetja, pas kthimit nga haxhi, kur ato dëshirojnë të ngrenë krye, bëhen të goditura nga cilësitë e mira, tash pas kthimit nga haxhi shumë më cilësore.[4]
Thënë ndryshe, simbolika dhe domethënia e këtij rituali është që të vendoset uniteti ndërmjet atij që bënë tavaf dhe asaj rreth së cilës bëhet tavafi. Me rastin e haxhit, haxhiu nuk identifikohet me Qabenë, por me qendrën e qenies së tij dhe me anë të simboleve të numrit të tavafëve të bërë, kurse kjo është java, e cila paraqet drejtimet në hapësirë, ai e bënë këtë në aspekt të synimeve përfundimtare apo fatit.[5]


Arafati

Arafati është një kodër rreth 20 km larg në juglindje të Mekës së bekuar. Është jashtë zonës së Haremit dhe njëri ndër vendet më të rëndësishme për haxhin dhe për haxhiun, prandaj edhe Muhammedi a.s. thotë se “Haxhi përbëhet prej Arafatit.” [6]
Emri Arafat shpjegohet llojllojshëm. Vjen nga rrënja e foljes arefe = ai që di, që njeh dhe si shprehje më së shpeshti lidhet për Ademin dhe Havanë. Sipas tregimit të njohur, ata të dytë u ndanë në xhenet por u takuan, u njohën dhe u bashkuan në Arafat.[7]
Ditën e fundit para Bajramit, më 12 dhu’l-hixheh, haxhiu duhet pa tjetër ta kalojë në Arafat, së paku një pjesë të kohës. Pas faljes së përbashkët dhe bashkimit të namazit të drekës dhe ikindisë dhe fjalimit të imamit para hanxhinjve, fillon qëndrimi në Arafat.
Sipas dispozitave të haxhit, pas faljes së namazit të ikindisë, nuk është mirë të falen namaze nafile (fakultative) dhe kohën deri në aksham duhet kaluar në lexim Kur’ani dhe dua të shumta drejtuar Allahut të lartësuar. Në pajtim me thënie të shumta, haxhiut në Arafat i pranohet çdo lutje, prandaj rekomandohet që haxhiu në Arafat të lutet për të gjithë, për vete, për të afërmit, për të gjithë besimtarët, për të gjithë njerëzit.
Fjala Arafat përbëhet prej tri shkronjave ajn ( ع ), r ( ر ) dhe f ( ف ) dhe çdo shkronjë mund të shpjegohet në pajtim me nocionin që ndërtohet mbi këtë.

Për shembull, shkronja ع ( ajn ) njëkohësisht është edhe shkronja fillestare e fjalës ismet, që do të thotë pastërti, dëlirësi, i paprishur. Në këtë mënyrë gjendja e haxhiut na tregohet si gjendje e personit të pastër nga çdo mëkat, qoftë të trashëguar qoftë të fituar. Me fjalë të tjera, haxhi i kryer në mënyrë korrekte e sjellë shpirtin e njeriut nga gjendja “njeriu i paprishur” në gjendjen e njeriut të porsalindur, i cili vjen në këtë botë i pastër nga çfarëdo mëkati.
Shkronja ر ( r ) njëkohësisht është shkronja e parë e fjalës rahmet, që do të thotë mëshirë. Në këtë rast me rahmet nënkuptojmë njohjen e haxhiut dhe dëshmimi për mëshirën e Zotit e cila manifestohet në krijim, mbajtje (furnizim) dhe falje. Në të trija rastet, falja varet nga aktiviteti ynë në rrugën e Zotit, kurse mund të sendërtohen përjashtimisht me mëshirën e Zotit të lartësuar.
Shkronja ف ( f ) njëkohësisht është edhe shkronja e parë e fjalës fitret, që e nënkupton atë natyrën e lindur, primordiale të njeriut, me të cilën lind çdo fëmijë. Pas haxhit të pranuar haxhiu e ka të qartë se Zoti është një dhe se çdo gjë tjetër është vetëm gjurmë e ekzistimit të Tij të ngahershëm dhe përhershëm.

Si fjala arafat ashtu edhe fjala ismet dhe fitret përfundojnë me shkronjën t, kurse shkronja ت ( t ) është shkronja fillestare e fjalës tevbe, që do të thotë pendim. Kjo na shtynë të konkludojmë se jeta e besimtarit është tregimi për pendesë, pendim.
Kështu fjala tevbe, për cilësinë e dëlirësisë ka kuptimin “të pengohet nga” (mëkati, mosdëgjimi e të ngjashme); për cilësinë e mëshirës ka kuptimin e “pendesës” (për bërjen e mëkateve dhe rrëshqitjet e ardhme), kurse për cilësinë e natyrës së lindur, kuptimi i saj është “kthim”, kthim fesë së mirëfilltë, kthim Zotit të mirëfilltë, një dhe të lartësuar.[8]
E kemi një përshkrim të një kristiani nga shekulli XIX, John Fryer Keane (Haxhi Muhammed Amin): “Anët e Arafatit ishin dendur të mbuluara me njerëz, e nga këtu edhe një mile e gjysmë drejt jugut dhe një mile përtej shtrihej grumbulli i njerëzve. Ishte ky një det i turbulluar me koka të zeza dhe trupa të bardhë. Ishte i admiruar ...”. [9]

Nga myslimanët, Arafati përshkruhet si “koha që kalohet atje ka një thellësi të tillë, saqë një shpirt që e ka arritur një herë fatbardhësinë e të gjendurit në atë kopsht, asnjëherë nuk i rrënohet krejtësisht qëndrueshmëria dhe kurrsesi nuk vdes në gjendjen e atyre që jetojnë të dhënë krejtësisht pas kësaj bote.” Madje disa Arafatin e kanë përshkruar metaforikisht: “Ata që kanë kaluar pak orë të jetës së tyre në Arafat, gjithë jetën çilen si trëndafilat dhe kurrë nuk thahen”.[10]


Në vend të përfundimit

Haxhi, në pikëpamjen tradicionale, shikohet si ceremoni e madhe vdekjeje, një distancim dhe largim nga kjo botë dhe një përkushtim më i plotë ndaj Zotit. Kur haxhiu vendos të shkojë në Crying or Very sad, ai përpiqet në maksimum t’i shmanget jetës së përditshme. Haxhi shihet si vdekje, nga se edhe Kur’ani flet për vdekjen shpesh herë si takim me Zotin. Haxhi është vdekje dhe takim me Zotin, kurse rikthimi nga haxhi paraqet rilindje. Kjo shpjegon pse titulli haxhi ka qenë gjithmonë i respektuar në mbarë botën myslimane. Haxhiu shihej si njeri model, që nuk merret me vogëlsira, si model përkushtimi ndaj Zotit, jetës dhe aktiviteteve të përditshme.[11] Në këtë frymë duhet perceptuar edhe Arafatin dhe Tavafin, por edhe institucionet e haxhit dhe të tjera.

[1] Shih: Sachiko Murata & William C. Chitick, Vizioni i islamit, Tiranë, 2007, fq. 77-78.

[2] Për aspektet fikhore të haxhit, tavafit etj., shih: Udhërrëfyesi i një muslimani, vëll. II, Tiranë, 2010, fq. 327 e tutje.

[3] Cyril Glasse, Enciklopedija islama, Sarajevo, 2006, fq. 572.

[4] Shih: http://www.znaci.com/tekstovi/nekoliko-rije-i-o-tavafu-i-arafatu .

[5] Cyril Glasse, po aty, fq. 572.

[6] Hadithi sipas: Udhërrëfyesi i një muslimani, po aty, fq. 354.

[7] Cyril Glasse, po aty, fq. 53.

[8] Këtë elaborim e morëm nga: http://www.znaci.com/tekstovi/nekoliko-rije-i-o-tavafu-i-arafatu .

[9] Cyril Glasse, po aty, fq. 53.

[10] Udhërrëfyesi i një muslimani, po aty, fq. 338.

[11] Shih: Sachiko Murata & William C. Chitick, po aty, fq. 78-79.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Në horizontet e Tavafit dhe Arafatit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pyetje hoxhes reth tavafit te haxhit
» DITA E ARAFATIT
» Dita e Arafatit
» Dita e Arafatit
» Vlera e ditës së Arafatit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Haxhxhi-
Kërce tek: