Kurimi me Rukje nga Kurani dhe Suneti
Prezenton, Sabri SELMANI
Gjermani
Kurani eshte sherim per besimtaret. Allahu i Madheruar thote: "Thuaj: “Ai (Kurani) është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta." [Fussilet, 44]
Dhe thote: "Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë përbesimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje." [El Isra, 82].
Allahu nuk ka zbritur nga qielli ndonje sherim me te dobishem, me gjitheperfshires, me madheshtor dhe me efektiv per heqjen e semundjes se sa Kurani, i cili eshte sherim per zemrat nga semundja e injorances, e dyshimit, e pasigurise, etj. Do te mjaftonte vetem surja "El Fatiha" per t'u kuruar me te nga çdo semundje e shpirtit dhe e trupit, nese njeriu do ta praktikonte ashtu si duhet kurimin me te. Si behet kjo? Dije se te gjitha ajetet qe lexohen per sherim, lutjet dhe rukjet e ndryshme qe kane ardhur ne Kuran dhe Sunet, jane te dobishme dhe sheruese ne vetvete, por megjithekete ato kerkojne pranim nga zemra dhe vendosmeri te forte nga i semuri.
Me fjale te tjera, njeriu duhet ta lidhe zemren e tij me Krijuesin e saj, t'i lutet vetem Atij qe ta sheroje ate, dhe te jete i bindur se sherimi eshte ne Dore te Allahut, dhe nga ilaçet me te mira per sherim eshte Libri i Allahut. Duke qene se zemra i nenshtrohet Allahut dhe e pranon kuren me Librin e Tij, dhe njeriu ka vendosmeri te forte ne kurimin me Librin e Allahut dhe me lutjet pejgamberike, atehere njeriu sherohet me sherim te plote nga Allahu i Madheruar, sepse ne kete rast ka ndodhur ajo qe ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): "Për çdo semundje ka ilaç, dhe nese qellohet ilaçi i semundjes, njeriu sherohet me lejen e Allahut." [Muslimi, 2204].
Muslimani duhet te lexoje sa me shume Kuran, ose te degjoje sa me shume Kuran nese nuk mund te lexoje, dhe te perpiqet sa me shume qe te mesoje te lexoje Kuranin arabisht, sepse keshtu ai ruan veten dhe shtepine tij nga çdo e keqe dhe e lidh ate me Allahun e Madheruar, dhe keshtu nuk mbet me vend per te keqen, as per stres e as per semundje, as per magji e as per xhin, por vetem per engjej e per hajer, e Allahu eshte Ai i cili e ka ne dore suksesin, prandaj lutjuni Allahut sa me shume.
Nuk duhet te kete shtepi muslimani qe te mos degjohet Kuran çdo dite ne te, por ata qe kane shqetesime te ndryshme duhet te degjojne patjeter Kuran, dhe veçanerisht keto ajete qe perfshihen ne ate qe quhet "Rukje e ligjshme ne Islam".
Allahu i ruajte muslimanet nga çdo e keqe e njerezve dhe xhineve, dhe i sherofte nga çdo semundje!
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.