Përbërësit:-Bajame 250 gram,
-biskota 150 gr
Sheqer pluhur 250 gr,
Margarinë 120 gr
Cokollatë 150 gr, 7 vezë,
Krem pana 120 ml,një vanilje.
Biskotat dhe bajamet I grijmë imët dhe I lejmë menjanë.Në një enë të thellë hedhim margarinën dhe sheqerin pluhur dhe të verdhat e vezëve dhe përziejmë me mikser derisa të shkrihet sheqeri. Të bardhat e vezëve që më parë I kemi hedhur në një enë në vete I rrahim me mikser derisa të krijohet masa e qëndrueshme dhe pastaj I shtojmë te ena tjetër I përziejmë me kudjess dhe shtojmë bajamet dhe biskotat e grira dhe përziejmë lehtë që të mos ulet masa.
E hedhim në tavë të lyer më parë dhe pjekim në furrë të ngrohur për 15 min në tem.200 gradë.Ndërkohë në një tenxhere hedhim kremin pana dhe cokollatën për shkrirje vaniljen dhe përziejmë që të shkrihet cokollata të cilën ia hedhim kekut pasi të pritet në copa.