- Lejse-l mu'minu-lledhi jeshbeu' ue xharuhu xhaiun:
" Nuk është besimtar ai që flen i ngopur, ndërsa fqinji i tij është i uritur. "
Besimtarët ndërmjet veti, janë sikur "gurët e një ndërtese, të cilët mbajnë njëri-tjetrin ", përgjegjësitë që duhet të kenë ndaj rrethit të të afërmve.
Ma amenu bi, men bate sheb'ane ue xhauruhu xhaiun bi xhenbihi ue huve ja'lemu bihi:
" Nuk më ka besuar mua, ai që fle i uritur, dhe e di që fqinji i tij është me barkun bosh."
- Ai që nuk ndihmon, nuk është një musliman i mirë. Qëndrimet e tij indifirent dhe sjelljet e tij të ftohta tregojnë argumente që dëshmojn se ai nuk është besimtar i pjekur.
" Nuk i ka hije besimtarit të shëtisë me barkun plot, ndërsa fqinji i tij është i pangrënë."
Besimtarët janë:" të butë, të mëshirshëm dhe të dhembshur."
I Dërguari i Allahut thotë:
" Nëse në një lagje mbetet i uritur një person, populli i asaj lagjeje largohet nga mbrojtja e Allahut."
" Nëse në një qytet vdes një njeri, populli i atij qyteti konsiderohet si vrasësi i të vdekurit dhe shpagimi i të vdekurit do të mblidhet prej tyre."
Është haram për të pasurin, që të lërë fqinjin e tij të pangopur.
Tregon Profeti Muhammed alejhi selam se:
" Aq shum më këshilloi Xhibrili a.s. për të drejtat e fqinjit, saqë mendova se fqinji do të ishte trashëgimtar i fqinjit të tij."
Forca më ndikuese që orienton veprimet e njerëzve, është besimi dhe udhëheqja e brendshme.
Të nderuar vëllezër dhe motëra të respektuar, besimtarët e vërtetë dhe të pjekur nuk kalojnë në indiferentizëm dhe në pandjeshmëri ndaj rrethit të tyre shoqëror.
Zgjidhja e halleve të personave në nevojë është tregues i përsosmërisë së besimit.
(Përgaditi : Bujamin Salija )
[ Autor: Prof.dr. Ismail Lutfi Çakan ]