Një herë, një padishah kishte dalë të shëtiste në qytet.Kishte ndryshuar rrobat për të mos u njohur dhe me vete kishte marrë një shërbetor.Ai dëshironte të mësonte se cfarë mendonin njerëzit
për të e për udhëheqjen e tij.
Rruga I ra pranë një xhamie. Ishte dimër. Gjithcka kishte ngrirë nga I ftohti.
Dy të varfër , duke u dridhur, po qëndronin ulur në një qoshe. Ata nuk kishin vend tjetër ku të shkonin.
Padishahu, I cili ishte kureshtartë dinte se cfarë do të flisnin për të, iu afrua me kudjes.
Njëri prej të varfërve, I cili ishte edhe gazmor, po ankohej nga I ftohti:
Nesër , kur të shkojmë në xhennet , , nuk do të pranojmë që të futet edhe padishahu ynë aty! Nëse e shikoj se I afrohet murit të xhennetit, do të heq këpucën dhe do ta qëlloj!
Tjetri pyeti me kurejshtje:
Për këtë arsye nuk do ta futësh në xhennet?
Ai iu përgjigj:
Sigurisht! Ne këtu po ngrijmë këtu nga të ftohtit, ndërsa ai bën qejf në saraj dhe as që do t`ia dijë se cfarë po na ndodhë ne sonte. E pastaj, ai të bëhet fqinji im në xhennet?! Unë nuk dua një fqinj të tillë për shok!
Më pas të dy qeshën bashkë.
Padishahu I tha shërbetorit të tij:
Mos e harro këtë xhami dhe këta njerëz!
Kur u kthye në saraj , I dërgoi shërbetorët te xhamia. Ata bi morën dy të varfërit dhe i sollën në saraj. I cuan në një dhomë të ngrohtë dhe të rregulluar hijshëm. Pastaj u thanë:
Këtu do të hani, do të pini, do të fli dhe do të luteni për padishahun tonë. Besoj se, ju nuk do të kundërshtoni që ai të jetë fqinji juaj në xhennet.Nuk e shikoni sa zemërmirë është padishahu ynë…!?
Pejgamberi ynë (a.s) I ka lavdëruar me këtë hadith ata që ndihmojnë të varfërit:
“Allahu do ta shpëtojë nga hallet e ahiretit që ndihmon një besimtarëtë zgjidhë hallet e kësaj bote.”
(Es-Sujuti,Xhamius-Sagir)