selam.
së pari ju falemenderoj per pyetjen tuaj,do te mundohem që të përgjigjem sipas asaj që e kuptova pyetjen.
Sa i takon namazit(faljes) është i vetmi urdhëe që është shpallur në qyell,ka shum ajete të Kuranit që Allahu xh.sh e obligon besimtarin që të fal namaz. Poashtu kemi edhe shum hadithe të Muhammedit a.s. që flasin për vlerën dhe rëndësin e namazit.
Njeriu që e pranon namazin se është obligim nga Allahu xh.sh. mirëpo nuk e praktikon kët obligim ai konsiderohet si gabimtar(gjunahqar)por kjo nuk do të thot se është kafir(pabesimtar).
Në një hadith tjetër Muhammedi a.s. thot se"Kush thot se nu ka Zot tjetër përvec Allahut xh.sh. do të hi në Xhennet" që don të thot se stacioni i tij i fundit do të jet xheneti,por për gabimet që i ka bërë do të ket ndëshkim.
Kjo është cështja e Allahut xh.sh. don e ndëshkon e don ia fal,ne nuk mund të garantojmë se
kjo nuk është në komptencat tona por të Allahut xh.sh. Më së miri e din vetëm Allahu xh.sh.,por neve sna mbetet gjë tjetër vetëm se të shpresojmë te Allahu xh.sh. që ta udhëzoj dh tia filloj me faljen e namazit Inshaallah.
Me respekt
Uzeir Ibrahimi.