Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Dhulkiflia dhe hilet e Shejtanit Sat 12 Nov 2011 - 11:37 | |
| Ibën Xheriri dhe disa të tjerë transmetojnë se Muxhahidi ka thënë:
Kur u plak El-Jesa’i tha: Sikur të kishte ndonjë njeri ta vendosja që të udhëhiqte me njerëzit derisa jam gjallë, e të shihja se si do të vepronte? Pastai tuboi njerzit , e tha: - Kush pranon prej meje tri gjëra do ta caktoi për zëvendës timin. Këto gjëra janë:
1- Të agjëroi ditën
2- Te falë namaz tër natën dhe
3- Të mos hidhrohet fare
Ai më tej thotë: ‘’Një njëri që nga pamja nuk ta mbushte syrin, u ngrit e tha:- Unë po i pranoi këto kushte. El-Jesa’i e pyeti: - A mos vallë, ti je në gjendje të agjërosh ditën, të falësh Namaz natën dhe të mos hidhrohesh fare?? – PO u përgjigj ky. Megjithatë, atë ditë nuk e pranoi atë.
Të nesërmen e përsëriti pyejten e njëjtë. Njerëzit të gjithë heshten, e ai njeri përsëri u ngrit në këmbë e thaL Unë po pranoi një gjë të tillë. Atëhere ai e caktoi atë për zëvëndës të vetin.
Muxhahidi (komentuesi më i mirë i Kur’anit) më tej thotë: “Iblisi i urdhëroi shejtanët që posaqërisht të kujdesen për të (që ta devijonin nga rruga e drejtë). Mirpo ata Iblisat e vogel së shpejti u molisën, e Iblisi i madh tha: “Ma lini mua” Pastai Iblisi u shëndrrua në pamje të një plaku të varfër dhe erdhi te ky pikërisht kur ishte përgaditur të binte e të pushonte pasdreke. Ai nuk flente as natën as ditën pos pakëz pasdreke.
Iblisi i torkiti në derë e ky e pyeti: - Kush është? Iblisi u përgjigj: Një plak të cilit i është bër padrejtësi e madhe, U ngrit dhe e hapi derën, e Iblisi filloi të fliste: Jam në konflikt me popullin tim më kanë bër padrejtësi më kanë bër këtë e më kanë bër atë dhe kështu i a zgjati rrëfimin derisa erdhi koha e ikindis dhe i dështoi koha e pushimit të pasdrekes.
At’here i tha: Kur të jem i lir sonte, eja e do ta zgjidh rastin tënd.
Mirpo mbrëmja i kaloi duke e pritur që të vije plaku a ai nuk u paraqit dot, prandai u nis që ta kërkonte...
Të nesërmen i zgjidhte proceset mes njerëzve dhe priste mos po paraqitej plaku por ai nuk u paraqit dot.Kur erdhi pasdreka ra për të pushuar si zakonisht, dhe plaku (Iblisi) erdhi dhe i trokiti në derë, Ai pyeti: Kush është? E ky u përgjigj: Ai plaku të cilit i është bër padrejtësi...
I a hapi derën dhe e pyeti: A nuk të thash që të vish kur jam i lirë? Plaku u përgjigj: Ata me të vërtet janë njerzë të kqij. Kur kuptuan se ti je i lirë thanë se do të ma japin të drejten time, e kur u nise të punosh ata ma mohuan këtë. Ky Besimdrejti përsëri i tha: Shko dhe eja sonte kur të jem i lirë.
Muxhahidi më tej thotë: Kështu edhe atë dite i dështoi pushimi i pasdrekës. Kur u lirua në mbrëmje përsëri e priti Plakun dhe ai nuk u paraqit.
Ditën e tret e mposhti lodhja dhe gjumi andaj i tha dikujt nga familja e tij: “Mos lejoni askujt që të i afrohet kësaj dere derisa të flej pak, se me të vërtet mëka shtypur lodhja nga pagjumësia”.
Pikrisht pasdreke u paraqit Plaku e roja i tha: “KTHEHU KTHEHU” Plaku tha: Po unë kam qen dje tek ai edhe i a kam rrëfyer rastin tim.
Mirpo roja i u përgjigj: Pasha Allahun nuk do të hysh sepse kështu jemi urdhëruar, Kur e kuptoi plaku vendosmërin e tij hipi lart dhe hyri përmes oxhakut dhe i trokiti në derë Besimdrejtit.
Besimdrejti u zgjua edhe i tha rojes: A të urdhërova që të mos e lëshosh askënd brenda? Roja i përgjigjet: Pasha Allahun ai nuk hyri pran meje shikoje edhe vetë si ka hyrë? Besimdrejti i u afrua derës dhe e vërtetoi se dera ishte e mbyllur, porse plaku të cilin e njihte tashmë ishte brenda, andaj e pyeti: A JE TI ARMIKU I ALLAHUT? PO I U PERGJIGJ PLAKU
Tërë atë që edi edhe vetë as në agjërim e as në nafile nuk kam pasur mundësi të mposhti dhe mendova të pakten të hidhroi.
Kështu Allahu e quajti atë Dhulkifli, sepse e kishte përmbushur obligimin e marrë përsipër. | |
|