Islam Only Way Motrat islame
Numri i postimeve : 8 Data e regjistrimit : 14/11/2011 Nacionaliteti-Sheti : Dunja..!!
| | Nastradini përgjigjet në pyetje | |
Nastradini ka qenë i mençur, ka pasur përgjigje të shpejta, të mençura dhe të sakta, e për këtë kan marr vesh edhe fqinjët dhe populli në tërësi, po ashtu edhe disa dijetarë nga shtetet tjera, e për këtë kanë dashur që ta njohin dhe të dëgjojn atë çka thotë nga pyetjet që ia parashtrojnë, si dhe përgjigjet dhe komentet e tij.
Një njeri i ditur kishte ardhur dhe kishte pyetur popullin: Cili është njeriu më i ditur te ju?
Ata thanë: Nastradini. Njeriu shkoi e takoi dhe u ul pranë Nastradinit dhe e pyeti: Kam dyzet pyetje, a e ke mundësin që të më përgjigjesh në të gjitha me një përgjigje të vetme?
Nastradini tha: Po më pyet.
Dietari ia parashtroi të dyzet pyetjet, e Nastradini i tha atij: A do që të përgjigjem me një përgjigje të vetme në to?
Dijetari tha Po, sepse ky është edhe kushti i vetëm themelor, Nastradini tha: Qështja është e lehtë, unë nuk e di asnjë nga këto...
Marr nga libri : Nastradini - Anekdota Islame
Pergaditi : Arafat Sali | |
|