Allahu përmend në disa ajete se nuk e falë atë i cili vdes si mosbesimtar, duke thënë:
“Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e Allahut e pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë,
Allahu kurrsesi nuk do t’ju falë atyre” (Muhammed, 34).
Kurse për munafikët ka thënë:
“Njëlloj është si kërkove falje për ta, si nuk kërkove falje (nga Allahu) për ta,
Allahu kurrsesi nuk do t’i falë”. (El-Munafikun, 6)
Ky është ajet i madh, përmbledhës dhe një ndër ajetet më të dobishme në të cilin ka demant ndaj shumë sekteve.
Duhet cekur se disa prej udhëheqësve të grupeve janë penduar, si ebu Sufjan ibn Harbi, Harith ibn Hishami, Suhejl ibn Amri etj.,
të cilët u bënë njerëzit më të mirë në islam dhe të cilëve Allahu ua fali.
Allahu i madhërishëm thotë:
“ Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do tu falet e kaluara”. (El-Enfal, 38)
Poashtu edhe Amr ibn Asi ka qenë prej thirrësve më të mëdhenjë për në kufër (mosbesim) dhe torturë kundër myslimanëve,
por kur e pranoi islamin, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem i tha atij:
“O Amr, a nuk e ke ditur se islami e fshin të kaluarën” (Transmetojnë MuslimiAhmedi, Bejhekiu dhe Taberaniu).
Marrë nga Libri Virtytet e larta morale – Shejhul islam Ibn Tejmijje