Patëllxhanë të furrës me djathë
Përbërësit për katër persona:
6 patëlllxhanë të mesëm;
4 thelpinj hudhra të shtypura;
2 paketa koncentrat pule;
4 domate mesatare;
3 lugë gjelle majdanoz të grirë;
¾ filxhan me djathë të grirë;
¼ filxhan vaj vegjetal.
Përgatitja:
Pastrojeni patëllxhanin dhe lajeni mirë përpara se t`i qëroni, duke u hequr një vijë të hollë rreth 1 cm, për të bërë që të duken si të prera me viza. Patëllxhanët merreni dhe pritni në një mënyrë të tërthortë me një trashësi rreth 2 cm dhe skuqini në vaj të nxehtë derisa të zbuten. Lajini domatet dhe pritni hollë. Në 2 lugë vaj të nxehtë derisa të zbuten. Më pas shtoni domatet e prera dhe koncentratin e pulës, të cilat lëreni në zjarr për rreth 3 minuta, duke i përzier her pas here.
Vendosni patëllxhanët e skuqur në një tavë dhe mbulojini me masën e domateve dhe përsipër hidhni majdanozin. Spërkateni me djathë të grirë dhe të gjithë këtë masë piqeni në një nxehtësi mesatare 190 o C për 15 minuta.