Kush është në linjë | 296 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 296 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| ''Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë'' | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: ''Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë'' Sun 20 Nov 2011 - 17:58 | |
| Thotë Allahu xh.sh '' 1. O ti i mbështjellurë !2. Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj .3. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën .4. Ose shto diç prej saj dhe Kur'anin lexoje me vëmendje .5. Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).''El-Muzemil 1-5. Këto citate fisnike janë fillimi i Kaptinës El-Muzemil, dhe prej citateve të para që kanë zbritur menjëherë pas shpalljes në Meke, ku Allahu xh.sh i drejtohet të Dërguarit të Tij për një përgatitje shtesë, që ti ndihmojë në kryerjen e misionit dhe obligimeve, kjo përgatitje shtesë e kërkuar është namazi i natës, dhe lutja e Allahut xh.sh në fund të natës, si dhe këndimi i Kuranit me nënshtrim dhe meditim. Citati i fundit i kësaj përmbledhje, i zbritur nga Allahu xh.sh drejtuar Pejgamberit të Tij, bënë sqarimin e tërë kësaj kërkese, duke e cekur se urtësia e tërë kësaj është përgatitja e Pejgamberit s.a.v.s për një mision madhështorë, të cilin Allahu e kishte zgjedhur për të, e kishte obliguar që ta kryente, për misionin e dërgesës, për misionin e të dërguarve, për misionin e thirrjes, përmirësimit, udhëzimit, ndryshimit, e të edukimit. Më të vërtetë, lutja e Allahut xh.sh, namazi i natës, leximi i Kuranit, janë ato që e përgatitin të Dërguarin s.a.v.s që të jetë në gjendje të e pranojë ''Fjalën e rëndë'', të jetë në gjendje jo vetëm për ta pranuar por edhe për ta kuptuar, përmbajtur dhe për të thirrur në të. Le të ndalemi për një çast me të dashurit tonë, me djemtë dhe vajzat tona, që ta kuptojmë këtë citat fisnik '' Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë(me vlerë) '', së pari përemri vetorë Ne, në gjuhën arabe njihet si përemri i madhështisë dhe të madhështuarit, dhe nuk është përemër i shumësit, sepse Allahu xh.sh është Një, i Vetëm, All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet(i mbështetet) për çdo nevojë, dhe është Zotërues për madhëritë, për këtë kur flet fletë me Ne-në madhështore, pastaj koha e ardhme e përdorur në citat, në gjuhen arabe jep të kuptohet të ardhmen e afërt e që siguron ndodhjen e saj, pra të zbritjes së ''Fjalës së rëndë'', ndërsa ishte dëshira dhe urtësia e të Urtit xh.sh, që Kurani të zbres në mënyre graduale dhe i ndarë, zbritje kjo që zgjati për 23 vite, fillimi i zbritjes kishte filluar vetëm disa ditë para se të zbriste kjo pjesë e Kuranit, pra para saj kishin zbritur pjesë nga Kaptina El-Alak, pastaj El-Kalem, për të pasuar më zbritjen e kësaj pjese të Kaptinës El-Muzemil, e pas saj Kaptina El-Mudethir, ndërsa Kaptina El-Fatiha ishte e pesta në renditje por e para e zbritur plotësisht. Ndërsa fjala '' Do te të shpallim (zbresim)'' kupton zbritjen e diçkaje nga një vend në një vend tjetër, e që jep të mësohet se kemi të bëjmë me prezencën e dy personaliteve: Personalitetin e engjëllit Xhibril a.s, të cilin Allahu xh.sh e ka ngarkuar me''Fjalën e rëndë'', i cili me të kishte zbritur që ta kryente obligimin e tij, dhe personalitetin e të Dërguarit s.a.v.s, i cili e priste Xhibrilin a.s, dhe prej tij e pranojë këtë shpallje(zbritje),e që pasi e kuptojë, e mësoi përmendësh dhe, ua shpalli atë shokëve të tij. Dhe ''Fjalë'', është i cilësuar, ndërsa e ''rëndë'' cilësi. Me ''Fjalë'' është për qëllim Kurani i Shenjtë, sepse Kurani është fjala e Allahut xh.sh, fjalë që e ka thënë vetë Allahu xh.sh, e prej Tij e ka marrë Xhibrili a.s, dhe nuk e dimë se si ia ka shpallur Allahu xh,sh, Xhibrilit a.s, dhe assesi se si e ka pranuar prej Tij xh.sh, sepse mendjet tona nuk janë të gatshme dhe as të përgatitura me shqisa të përshtatshme për të pranuar diç të tillë, sepse këto janë çështje të gajbijateve, dhe as që na i ka bërë Allahu xh.sh mendjet tona të gatshme për tu thelluar në këto çështje, e sikur të kishte ndonjë dobi me siguri që Allahu xh.sh do të na njoftonte për të. Pra,Kurani është fjalë që Xhibrili a.s ia ka thënë të Dërguarit s.a.v.s,që do të thotë se nga goja e tij e ndershme kanë rrjedhur fjalë,shprehje,tinguj të qartë të cilët i ka dëgjuar Pejgamberi s.a.v.s, e mu sikur kjo,kishin dëgjuar edhe Sahabët nga i Dërguari s.a.v.s, të cilët pasi që e dëgjuan dhe e kuptuan filluan të ua transmetojnë pasardhësve të tyre, dhe në këtë mënyrë Kurani do të mbetet fjalë e thënë, shprehje e shqiptuar nga çdo mysliman, duke u bartur kështu gjeneratë pas gjenerate deri në ditën e gjykimit. Kështu pra, Allahu xh.sh e ka cilësuar fjalën e Tij si të rënd(me vlerë), por çka do të thotë të jetë e rënd?Çka është urtësia e të cilësuarit si ''Fjalë e rënd''? Dhe çka janë rezultatet dhe frytet e kësaj peshe në të? Nuk është për qëllim me ‘’i rënd’’, pesha materiale e trupit, pra të qenit Kurani fjalë e rënd, nuk do të thotë se ai ka peshë 10kg apo disa tonësh, kjo as që mund të paramendohet e as që ka diç prej saj, e edhe po të peshoheshin fletët që është shkruar në to Kurani, ndoshta nuk do të arrinin as 2kg! Kurani është i rënd në përmbajtjen e tij, rolin e tij, në detyrën e tij, në dispozitat e tij, në idetë e tij, ai është Kurani i urtë, madhështorë, serioz, i drejt, gjithëpërfshirës, i sinqertë, i vërtetë, këto janë tipare që e rëndojnë atë, pra është i ç'veshur nga çdo e metë dhe gabim, përçarje dhe kundërthënie, në të nuk ka kotësi dhe dëfrim, e as humbje e degjenerim, në kohën kur po përjetojmë një laramani idesh, mendimesh, librash, botimesh të kota, e kuptojmë më mirë rendësin dhe urtësinë e të cilësuarit të Kuranit si ''Fjalë e rënd'', në natyrën e tij, metodologjinë e tij, rolin e tij, dhe ndikimin e tij. Ndërsa një kuptim tjetër rreth asaj se pse Kurani është i ''rënd'' në vetveten e tij, është vështirësia e tij për ta sprovuar në stabilitetin e tij, në qëndrueshmërinë e tij, dhe në mbjelljen e tij, për këtë arsye Allahu xh.sh e ka dërguar Kuranin në jetën e njerëzve, dhe e mbjelli atë në ekzistencën njerëzore, kështu që u stabilizua, u bë i qëndrueshëm, duke u mishëruar në jetën e përditshme, Allahu xh.sh e garantojë mbrojtjen dhe ruajtjen e tij, si dhe shkatërrimin e armiqve të tij, atyre të cilët e luftojnë atë dhe kanë për qëllim shkatërrimin e tij, përpjekjet dhe mundi i tyre nuk kanë të ndalur në përpjekje për ta mposhtur Kuranin, por të gjitha këto janë të kota, dhe ata janë të shkatërruar, të humbur, të kota janë edhe planet e tyre, kështu që u themi jahudive, amerikanëve, dhe gjithë atyre që janë me ta: Ndaloni nga përpjekjet tuaja për ta shkatërruar Kuranin, kursejeni vetën tuaj, sepse Kurani ynë është i rënd, me vlerë, rrënjët e tij janë të futura thellë në jetën njerëzore, e kështu që të gjitha mjetet dhe armët tuaja janë të paafta për ta shkatërruar këtë Kuran i cili përkundër gjithë kësaj vetëm sa i shtohet qëndrueshmëria. Gjithashtu ua tërheq vëmendjen djemve dhe vajzave tona, vëllezërve dhe motrave tona, që janë pjesëtar të jetës kuranore, që të kenë kujdes me praktikimë real të Kuranit të rënd, sepse ky Kuran i rënd personifikohet realisht në jetën e myslimanit kuranor me vlerë( të rënd), pra më të vërtet frytet e këtij Kurani të rënd(me vlerë) do të jenë Myslimanët e rënd(me vlerë)! Pra duhet që bartësi i Kuranit të rënd – O të zotët e Kuranit- të jenë të rënd, por nuk e kemi për qëllim peshën trupore, të mos me kuptojë dikush që bartësi i Kuranit duhet të shtojë peshë në mbi 120kg, sepse pesha e tepërt dhe yndyrat trupore nuk janë të shëndetshme! Por, bartësi i Kuranit( hafizat) duhet që të jenë të rënd në personalitetin e tyre, serioz, me përkushtim maksimal, të e merr vendin e vetë të merituar, ta e bartë peshën e obligushmerisë dhe të detyrës, peshën e përgjegjësisë, peshën e të ardhmes, peshën e punës, e tërë këto do të japin si rezultat peshën e personalitetit, pra vlerën e tij, zotëruesi i Kuranit duhet ta dijë vlerën e tij, vendin e tij, përgjegjësin e tij, detyrat e tij, ta e dinë realitetin dhe armiq e tij, të jetë vigjilent dhe syhapur për misionin e tij, të i dijë rezultatet e gjithë kësaj, e që e tërë kjo të e nxis që të para-përgatitet sa më tepër, dhe të jetë i kënaqur me peshën e personalitetit të rënd, gjegjësisht me vlerën e tij, që të mund t'i përshtatet personalitetit të rënd të Kuranit. Më të vërtet nuk do të mund ta e bartë këtë Kuran të rënd dhe me vlerë vetëm se myslimani i rënd dhe me vlerë, pra jeni të rënd dhe me vlerë në personalitetin tuaj dhe detyrat tuaja, obligimet dhe punët tuaja, në qëllimet dhe planet tuaja, në të ardhmen tuaj... kështu që Allahu xh.sh të ju kaploje me mëshirën e tij!! | |
| | | Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| Titulli: Re: ''Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë'' Thu 1 Dec 2011 - 18:14 | |
| Selamu Alejkum - MashAllah me pelqeu shum ky shkrim ishte vertet mahnitëse, Allahu ju shperblefte me te mirat e kesaj bote dhe te mirat e pafundme te botes se perjetshme.
- Jasemina shkruajti:
- Thotë Allahu xh.sh '' 1. O ti i mbështjellurë !2. Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj .3. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën .4. Ose shto diç prej saj dhe Kur'anin lexoje me vëmendje .5. Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).''El-Muzemil 1-5.
Këto citate fisnike janë fillimi i Kaptinës El-Muzemil, dhe prej citateve të para që kanë zbritur menjëherë pas shpalljes në Meke, ku Allahu xh.sh i drejtohet të Dërguarit të Tij për një përgatitje shtesë, që ti ndihmojë në kryerjen e misionit dhe obligimeve, kjo përgatitje shtesë e kërkuar është namazi i natës, dhe lutja e Allahut xh.sh në fund të natës, si dhe këndimi i Kuranit me nënshtrim dhe meditim. Citati i fundit i kësaj përmbledhje, i zbritur nga Allahu xh.sh drejtuar Pejgamberit të Tij, bënë sqarimin e tërë kësaj kërkese, duke e cekur se urtësia e tërë kësaj është përgatitja e Pejgamberit s.a.v.s për një mision madhështorë, të cilin Allahu e kishte zgjedhur për të, e kishte obliguar që ta kryente, për misionin e dërgesës, për misionin e të dërguarve, për misionin e thirrjes, përmirësimit, udhëzimit, ndryshimit, e të edukimit. Më të vërtetë, lutja e Allahut xh.sh, namazi i natës, leximi i Kuranit, janë ato që e përgatitin të Dërguarin s.a.v.s që të jetë në gjendje të e pranojë ''Fjalën e rëndë'', të jetë në gjendje jo vetëm për ta pranuar por edhe për ta kuptuar, përmbajtur dhe për të thirrur në të. Le të ndalemi për një çast me të dashurit tonë, me djemtë dhe vajzat tona, që ta kuptojmë këtë citat fisnik '' Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë(me vlerë) '', së pari përemri vetorë Ne, në gjuhën arabe njihet si përemri i madhështisë dhe të madhështuarit, dhe nuk është përemër i shumësit, sepse Allahu xh.sh është Një, i Vetëm, All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet(i mbështetet) për çdo nevojë, dhe është Zotërues për madhëritë, për këtë kur flet fletë me Ne-në madhështore, pastaj koha e ardhme e përdorur në citat, në gjuhen arabe jep të kuptohet të ardhmen e afërt e që siguron ndodhjen e saj, pra të zbritjes së ''Fjalës së rëndë'', ndërsa ishte dëshira dhe urtësia e të Urtit xh.sh, që Kurani të zbres në mënyre graduale dhe i ndarë, zbritje kjo që zgjati për 23 vite, fillimi i zbritjes kishte filluar vetëm disa ditë para se të zbriste kjo pjesë e Kuranit, pra para saj kishin zbritur pjesë nga Kaptina El-Alak, pastaj El-Kalem, për të pasuar më zbritjen e kësaj pjese të Kaptinës El-Muzemil, e pas saj Kaptina El-Mudethir, ndërsa Kaptina El-Fatiha ishte e pesta në renditje por e para e zbritur plotësisht. Ndërsa fjala '' Do te të shpallim (zbresim)'' kupton zbritjen e diçkaje nga një vend në një vend tjetër, e që jep të mësohet se kemi të bëjmë me prezencën e dy personaliteve: Personalitetin e engjëllit Xhibril a.s, të cilin Allahu xh.sh e ka ngarkuar me''Fjalën e rëndë'', i cili me të kishte zbritur që ta kryente obligimin e tij, dhe personalitetin e të Dërguarit s.a.v.s, i cili e priste Xhibrilin a.s, dhe prej tij e pranojë këtë shpallje(zbritje),e që pasi e kuptojë, e mësoi përmendësh dhe, ua shpalli atë shokëve të tij. Dhe ''Fjalë'', është i cilësuar, ndërsa e ''rëndë'' cilësi. Me ''Fjalë'' është për qëllim Kurani i Shenjtë, sepse Kurani është fjala e Allahut xh.sh, fjalë që e ka thënë vetë Allahu xh.sh, e prej Tij e ka marrë Xhibrili a.s, dhe nuk e dimë se si ia ka shpallur Allahu xh,sh, Xhibrilit a.s, dhe assesi se si e ka pranuar prej Tij xh.sh, sepse mendjet tona nuk janë të gatshme dhe as të përgatitura me shqisa të përshtatshme për të pranuar diç të tillë, sepse këto janë çështje të gajbijateve, dhe as që na i ka bërë Allahu xh.sh mendjet tona të gatshme për tu thelluar në këto çështje, e sikur të kishte ndonjë dobi me siguri që Allahu xh.sh do të na njoftonte për të. Pra,Kurani është fjalë që Xhibrili a.s ia ka thënë të Dërguarit s.a.v.s,që do të thotë se nga goja e tij e ndershme kanë rrjedhur fjalë,shprehje,tinguj të qartë të cilët i ka dëgjuar Pejgamberi s.a.v.s, e mu sikur kjo,kishin dëgjuar edhe Sahabët nga i Dërguari s.a.v.s, të cilët pasi që e dëgjuan dhe e kuptuan filluan të ua transmetojnë pasardhësve të tyre, dhe në këtë mënyrë Kurani do të mbetet fjalë e thënë, shprehje e shqiptuar nga çdo mysliman, duke u bartur kështu gjeneratë pas gjenerate deri në ditën e gjykimit. Kështu pra, Allahu xh.sh e ka cilësuar fjalën e Tij si të rënd(me vlerë), por çka do të thotë të jetë e rënd?Çka është urtësia e të cilësuarit si ''Fjalë e rënd''? Dhe çka janë rezultatet dhe frytet e kësaj peshe në të? Nuk është për qëllim me ‘’i rënd’’, pesha materiale e trupit, pra të qenit Kurani fjalë e rënd, nuk do të thotë se ai ka peshë 10kg apo disa tonësh, kjo as që mund të paramendohet e as që ka diç prej saj, e edhe po të peshoheshin fletët që është shkruar në to Kurani, ndoshta nuk do të arrinin as 2kg! Kurani është i rënd në përmbajtjen e tij, rolin e tij, në detyrën e tij, në dispozitat e tij, në idetë e tij, ai është Kurani i urtë, madhështorë, serioz, i drejt, gjithëpërfshirës, i sinqertë, i vërtetë, këto janë tipare që e rëndojnë atë, pra është i ç'veshur nga çdo e metë dhe gabim, përçarje dhe kundërthënie, në të nuk ka kotësi dhe dëfrim, e as humbje e degjenerim, në kohën kur po përjetojmë një laramani idesh, mendimesh, librash, botimesh të kota, e kuptojmë më mirë rendësin dhe urtësinë e të cilësuarit të Kuranit si ''Fjalë e rënd'', në natyrën e tij, metodologjinë e tij, rolin e tij, dhe ndikimin e tij. Ndërsa një kuptim tjetër rreth asaj se pse Kurani është i ''rënd'' në vetveten e tij, është vështirësia e tij për ta sprovuar në stabilitetin e tij, në qëndrueshmërinë e tij, dhe në mbjelljen e tij, për këtë arsye Allahu xh.sh e ka dërguar Kuranin në jetën e njerëzve, dhe e mbjelli atë në ekzistencën njerëzore, kështu që u stabilizua, u bë i qëndrueshëm, duke u mishëruar në jetën e përditshme, Allahu xh.sh e garantojë mbrojtjen dhe ruajtjen e tij, si dhe shkatërrimin e armiqve të tij, atyre të cilët e luftojnë atë dhe kanë për qëllim shkatërrimin e tij, përpjekjet dhe mundi i tyre nuk kanë të ndalur në përpjekje për ta mposhtur Kuranin, por të gjitha këto janë të kota, dhe ata janë të shkatërruar, të humbur, të kota janë edhe planet e tyre, kështu që u themi jahudive, amerikanëve, dhe gjithë atyre që janë me ta: Ndaloni nga përpjekjet tuaja për ta shkatërruar Kuranin, kursejeni vetën tuaj, sepse Kurani ynë është i rënd, me vlerë, rrënjët e tij janë të futura thellë në jetën njerëzore, e kështu që të gjitha mjetet dhe armët tuaja janë të paafta për ta shkatërruar këtë Kuran i cili përkundër gjithë kësaj vetëm sa i shtohet qëndrueshmëria. Gjithashtu ua tërheq vëmendjen djemve dhe vajzave tona, vëllezërve dhe motrave tona, që janë pjesëtar të jetës kuranore, që të kenë kujdes me praktikimë real të Kuranit të rënd, sepse ky Kuran i rënd personifikohet realisht në jetën e myslimanit kuranor me vlerë( të rënd), pra më të vërtet frytet e këtij Kurani të rënd(me vlerë) do të jenë Myslimanët e rënd(me vlerë)! Pra duhet që bartësi i Kuranit të rënd – O të zotët e Kuranit- të jenë të rënd, por nuk e kemi për qëllim peshën trupore, të mos me kuptojë dikush që bartësi i Kuranit duhet të shtojë peshë në mbi 120kg, sepse pesha e tepërt dhe yndyrat trupore nuk janë të shëndetshme! Por, bartësi i Kuranit( hafizat) duhet që të jenë të rënd në personalitetin e tyre, serioz, me përkushtim maksimal, të e merr vendin e vetë të merituar, ta e bartë peshën e obligushmerisë dhe të detyrës, peshën e përgjegjësisë, peshën e të ardhmes, peshën e punës, e tërë këto do të japin si rezultat peshën e personalitetit, pra vlerën e tij, zotëruesi i Kuranit duhet ta dijë vlerën e tij, vendin e tij, përgjegjësin e tij, detyrat e tij, ta e dinë realitetin dhe armiq e tij, të jetë vigjilent dhe syhapur për misionin e tij, të i dijë rezultatet e gjithë kësaj, e që e tërë kjo të e nxis që të para-përgatitet sa më tepër, dhe të jetë i kënaqur me peshën e personalitetit të rënd, gjegjësisht me vlerën e tij, që të mund t'i përshtatet personalitetit të rënd të Kuranit. Më të vërtet nuk do të mund ta e bartë këtë Kuran të rënd dhe me vlerë vetëm se myslimani i rënd dhe me vlerë, pra jeni të rënd dhe me vlerë në personalitetin tuaj dhe detyrat tuaja, obligimet dhe punët tuaja, në qëllimet dhe planet tuaja, në të ardhmen tuaj... kështu që Allahu xh.sh të ju kaploje me mëshirën e tij!! | |
| | | | ''Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë'' | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |