Ky është 48 vjeçari Xhevat Avdullahu nga Shkupi, i cili 10 vite me radhë është ballafaquar me sëmundje të njëpasnjëshme. Mirëpo, kohët e fundit dhimbjet e mëdha në mushkëri dhe gjakderdhjet e shpeshta kanë shkaktuar që ai të ndjehet edhe më i lodhur duke bërë që 6 muajt e fundit të mos mund të lëviz fare nga krevati. Xhevati edhe nuk mund të flasë, Mirëpo me ndihmën e një aparati që e kishte në fyt shprehu dëshirën e tij për të na thënë dy tre fjalë për dhimbjet që ndjenë.
“Qe sa kohë je kështu? Këto 6 muajt e fundit jam shumë më keq, kam gjakderdhje përsëri. Po ndjehem shumë keq, kam shumë gjakderdhje, shumë herë kam pas”, u shpreh Xhevat Avdullahu.
Ajo që e bën edhe më tragjike këtë rast është skamja e cila ka kapluar këtë familje për shkak të kryefamiljarit të sëmurë. Gruaja e Xhevatit, Nurtenja thotë se të gjitha ilaçet dhe injeksionet që për çdo ditë i merr bashkëshorti i saj, duhet t’i blej me vetëfinancim. Ajo thotë se nuk kanë asnjë të ardhur, as ndihmë sociale e as ndihmë të përhershme që ndahet për çdo të sëmurë.
“Harxhime shumë ka, 6 injeksione në dit I merr, 2 në mëngjes dhe 4 në mbrëmje, këto krejt me pare janë, krejt vet duhet mi ble. Fëmija shumë keq, për ata është katastrofë, shumë po mërziten, edhe kur po e shohin kështu, edhe skamja ma shumë po I mund. Çika është klasa e gjashtë,djali viti I dytë, I kanë obligimet e veta, po ata I kemi harru, ashtu po shkojnë, sa kanë, fëmijët po thonë aman veç babi le të shërohet ne tjetër send nuk po duamë asgjë. Njëherë për njëherë katastrofë, nuk po di çka me të thanë, në dorë të tjetër kujt, kush mendon ishalla Zoti edhe ata I shpërblen me të mira dhe ju jep me shumë”, tha Nurtene Avdullahu.
Për shkak të problemeve në fyt, Xhevati nuk mundë të ushqehet me ushqim të rëndomtë. Për të duhen ushqime speciale të cilat familja nuk mundë t’ia sigurojë. Siç rrëfen bashkëshortja Nurtenja, ai për momentin ushqehet vetëm me supë dhe lëngje.
“Po, ai duhet, po me çka me ja dhënë ato, po duhet krejt me ja bo po me çka me ja dhanë, me supë e me lëngje, ato nuk mundet mi ndal se ka pengesë e temperaturë brenda, pi thahet fyti, gjakderdhje, pastaj po i shpërthen, ma keq shumë. Ishalla Zoti mendon e dashamirë ka, kujtojnë. E tash nuk e di, e lus popullin, kush ka mundësi me na ndihmua, sa të kenë, ishalla Zoti edhe ata I shpërblen me të mira”, kështu shprehet Nurtene Avdullahu, bashkëshortja e Xhevatit.
Të gjithë kanë dëshirë për një jetë të mirë dhe të shëndoshë. Këtë e dëshiron edhe familja Avdullahu nga lagjja Seravë e Shkupit që në çdo moment lutet për shërimin e kryefamiljarit. Një dëshirë e tillë shpresojmë të bëhet realitet me ndihmën e gjithë njerëzve human të cilët një ndihmë simbolike do të mundë ta ndanin edhe për këtë familje me gjendje të rëndë ekonomike. Melihate Rustemi
Tel: 076 573 753
Xhevat Avdullahu
Xhirollogaria për Maqedoni: 20 00 02 02 83 65 731
Stopanska Banka