Në studimin e realizuar nga Qendra e Përdorimit të Drogave në SHBA u analizuan efektet që mund të japë tek të rinjtë darka ose dreka e ngrënë bashkë me familjen.
Sipas një lajmi në "The Indepedent",58% e më shumë se 1000 të rinjve të analizuar hanë darkë bashkë me familjen të paktën 5 herë në javë.
Studimi tregon qartë që të rinjtë të cilët hanë 5 ose 7 herë në javë darkë me familjen rrezikohen 4 herë më pak nga përdorimi i drogës, alkoolit, cigares dhe marihuanës se të rinjtë që mund të hanë më pak se tre herë në javë darkë bashkë.
Ndërsa një studim më i plotë i realizuar në Angli tregon se fëmijët të cilët hanë darkë bashkë me familjen janë më të lumtur.