http://vimeo.com/24220417
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut
Vitet e tij të para
Imam al-muhadithin Habrat Imam Ebu Abdullah Muhamed ibn Ismail el-Buhariu ka lindur
ditën e 13 të muajit islam të Shevalit në vitin 194 pas hixhretit, në qytetin e
famshëm Buhara, në tokën "përtej kanalit", që aktualisht quhet Uzbekistan.
Babai i Imam Buhariut, Ismail ibn Mughirah el-Xhafi, ishte një asket dhe muhadith
i madh, prej të cilit ai trashëgoi karakteristikat e përkushtimit dhe përsosmërisë
letrare. Kur ishte shumë i vogël, i vdiq babai dhe nëna e tij mori përgjegjësinë
e plotë për ta rritur atë. Imam Buhariu humbi shikimin në moshë të re. Ai kërkoi
ndihmë nga shumë mjekë të njohur dhe të aftë të kohës së tij, por trajtimet e tyre
nuk e shëruan atë. Nëna e tij ishte adhuruese e devotshme dhe grua e drejtë. Ajo
i kërkoi ndihmë Allahut të Plotfuqishëm për fëmijën e saj dhe i kërkoi që t'ia
kthente shikimin. Më në fund "lumi i mëshirës u derdh mbi të" dhe Allahu
i Plotfuqishëm e pranoi lutjen e saj. Nja natë në ëndërr ajo i bëri një vizitë Ibrahimit
alejhis-selam dhe i thanë: "Allahu ia ka kthyer shikimin djalit tënd për shkak
të lutjeve të tua të forta dhe të bukura". Në mëngjes kur Imam Buhariu u ngrit
nga shtrati, në sytë e tij u shfaqën rreze drite.
Arsimi fillor dhe interesi për Hadithin
Kur Imam Buhariu u bë dhjetë vjeç dhe pasi kishte mbaruar arsimin fillor, Allahu
i Plotfuqishëm e bëri të interesuar për shkencën e Hadithit dhe ai u pranua në klasën
e Hadithit të Buharas. Ai u shkollua pas një studimi shumë energjik. Një vit më
vonë ai kishte një kujtesë shumë të mirë për tekstin dhe zinxhirët e transmetimit
të Hadithit, saqë ndonjëherë korrigjonte dhe mësuesit. Imam Buhariu po mësonte me
shpejtësi dhe kur arriti në moshën 16-vjeçare kishte mësuar përmendësh librat e
Abdullah ibn el-Mubarakut, el-Vakit dhe të shokëve të tjerë të ditur të Imam Ebu
Hanifes radiallahu anhum.
Kujtesa e tij e fortë
Imam Buhariu kishte kujtesë shumë të fortë. Hashid ibn Ismail thotë se në fëmijërinë
e tij: "Imam Buhariu vinte me ne tek dijetarët e Basras, për të dëgjuar hadithet.
Të gjithë ne i shkruanim hadhithet, përveç Imam Buhariut. Pas 16 ditësh, e menduam
këtë gjë dhe e gjykuam Imam Buhariun duke i thënë 'ti i ke çuar dëm këto ditë
pune, sepse nuk i ke shkruar hadithet'. Imam Buhariu na kërkoi shënimet tona.
Kështu ne i morën të gjithë shënimet tona, sipas të cilave imam Buhariu filloi t'i
thoshte hadithet një nga një derisa sa na tregoi më shumë se 15 mijë! Duke dëgjuar
këto, na u duk se Imam Buhariu po na mësonte sërish të gjitha hadithet që kishim
marrë shënim".
Njerëzit e panë në ëndërr me të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem)
Imam Buhariu e kaloi jetën në kërkim të mënyrës së jetesës së dhënë nga profeti,
duke vepruar sipas thënieve të tij dhe duke bërë kërkime në këtë shkencë. Çdo veprim
i tij ishte një pjesë e rrugës së të dërguarit. Warraq tha: "Pashë në ëndërr
Imam Buhariun duke ecur pas profetit a.s dhe këmbët e tij shkelnin pikërisht aty
ku kishte shkelur profeti a.s".
Farbari ka thënë: "Takova profetin a.s në ëndërr dhe më pyeti: "Ku po
shkon?" Unë u përgjigja: "Tek Muhamed ibn Ismail (al-Buhariu)". Atëherë
ai më tha: "Shko dhe bëji selam nga unë".
Abd el-Wahid ibn Adam Awajsi ka thënë: "Pashë në ëndërr profetin a.s duke ndenjur
me një grup nga shokët e tij. E pyeta: "O i dërguari i Allahut, kë po pret?"
Ai u përgjigj: "Buhariun". Pas disa ditësh dëgjova se Buhariu kishte ndërruar
jetë. Ai kishte vdekur në atë moment që kisha parë profetin a.s në ëndërr".
Përfundim
Imam Buhariu nuk ishte vetëm dijetar, adhurues, besimtar dhe njeri i suksesshëm,
por ai i frikësohej Allahut në çdo kohë dhe e donte të dërguarin e Tij. Veprat e
tij që i dha botës gjatë jetës së tij përdoren edhe sot dhe ndërsa ymeti mysliman
kryen veprat e përditshme të adhurimit, ata e kuptojnë rolin e rëndësishëm të Imam
Buhariut. Ai i grumbulloi dhe i qarkulloi hadithet e profetit kudo që ishte e mundur
dhe Allahu ia zgjeroi pozitën në çdo cep të botës.