Mos u dëshpro.
Një profesor në fakultet nxori 500 Euro dhe pyeti studentët:"Kush e dëshiron
këtë para?"
Shumica e studentëve ngritën duart.
Profesori tha:"Do t'ia jap njërit nga ju,por pasi ta ndrydhi.
Përsëri pyeti:"Kush e dëshiron këtë?"
Duart përsëri u ngritën."Por çfarë do të bëni nëse e bëj kështu?"E hodhi në
tokë dhe filloi ta shkelë me këmbë,duke e njollosur,pastaj mori 500 Euron
e ndrydhur,të përlyer,të shkelur dhe përsëri i pyeti:"A e dëshiron përsëri
dikush nga ju këtë 500 Euro?"
Përsëri të gjithë ngritën duart.
Atëherë profesori tha:"Mendoj se tani keni mësuar diçka të rëndësishme".
Çfarë do që bëra me këtë 500 Euro ju përsëri e dëshironi sepse nuk e ka humbur
vlerën e saj,edhe pas ndrydhjes edhe pas shkeljes mbetet përsëri 500 Euro".
Kështu edhe ne,ndonjëherë demoralizohemi,gjunjëzohemi,ndrydhemi për shkak
të gabimeve,veprimeve të këqija,përvojave të ithta,vështirësive,dhe atëherë
mendojmë se e kemi humbur vlerën tonë.