Falënderimet i takojnë Allllahut. Ai është i falënderuar dhe i lartësuar në çdo situatë, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kënd e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kënd e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç All-llahut, i vetëm dhe i pa shoq, si dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij të nderuar, mbi shokët e tij besnikë dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Nga parimet dhe mësimet tona themelore është që të jemi krenarë, që jemi pjesëtarë të kësaj feje të pastër dhe të ndihemi të nderuar që All-llahu i Lartësuar na ka bërë muslimanë. Ai që nuk ndihet i nderuar me këtë fe dhe nuk është krenar që është musliman, në zemrën e tij ka dyshim dhe jobindshmëri. Allllahu i Lartësuar, duke iu drejtuar të Dërguarit të Vet, thotë: “Dhe se ajo (shpallja)është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd dhe për këtë (lëvdatë)më vonë do të përgjigjeni.” (Zuhruf: 44) Pra, është obligim dhe nder të krenohesh me Islam, se je pjesëtar i uumetit të Islamit,të IKRE 44 krenohesh me Kur’an, se je pjesëtar i ummetit të Kur’anit. Gjithashtu, All-llahu i Lartësuar thotë: “E mos u dobësoni (fizikisht)dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht)derisa ju jeni më të lartët, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.” (Ali Imran: 139). Më të lartët në mbështetje, më të lartët në parime, më të lartët në metodologji. Parimet tona janë parime të bazuara në Kur’an, e Kur’ani ynë është Kur’an fisnik, mbështetësi ynë është All-llahu Fuqiplotë. Atëherë, si mund të dobësohet ai që ka All-llahun që e mbështet? Si mund të dobësohet kur All-llahu është Zoti dhe Strehuesi i tij? Si mund të dobësohet kur i Dërguari, paqja dhe bekimi i Allllahut qofshin mbi të, është shembull për të? Si mund të dobësohet kur Islami është feja e tij?Pra duhet të jemi krenar dhe ballëhapur për këtë fe të ndershme të pastër dhe fisnike.Obligim i yni është të krenohemi dhe të ndihemi të ngritur e të lartësuar atë ditë që All-llahu na ka bërë pjesëtarë të Islamit. Prandaj, i tërë nderi nuk qëndron në pallate të larta dhe në pasuri, por nder dhe krenari është të jesh rob i All-llahut, Krijuesit të qiejve dhe të tokës. Nder është të jesh nga të afërmit e All-llahut të Lartësuar, të cilët janë vepërmirë dhe largohen nga të ndaluarat, i urdhërojnë të tjerët në të mirë dhe i ndalojnë nga e keqja, pra besimtari ia mbulon të metat vëllait të tij, ndërsa i brishti i zbulon dhe publikon ato.” Ka thënë Aliu, All-llahu e mëshiroftë: “Besimtarët janë këshillues, ndërsa hipokritët janë mashtrues.” Mos lejo të bëhesh nga mashtruesit,nga ata që pretendojnë se parimet e nderit, të lartësisë dhe të krenarisë janë në zotërimin e pasurisë dhe të mirave të kësaj bote. Për këtë lloj të njerëzve, All-llahu i lartësuar në Kur’an thotë “Pastaj thanë Përse të mos i ketë zbritur ky disa në shkallë më të lartë se HUTBE Muslimi. E All-llahu thotë: “Pra, Kur’an një njeriu të madh nga dy qytete? A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber)e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.” (Zuhruf 31, 32) Prandaj, i tërë nderi nuk qëndron në pallate të larta dhe në pasuri, por nder dhe krenari është të jesh rob i Allllahut, Krijuesit të qiejve dhe të tokës,furnizuesit dhe udhëzuesit. Kur sheh një të devotshëm, zemra jote e do atë, nëse je musliman, për shkak se në të vërehen shenjat e kënaqësisë. Ndërsa kur sheh një jobesimtar, zemra jote e urren atë, edhe në qoftë se është i bukur, ngase në të janë shenjat e hidhërimit të Allllahut, në të janë shenjat e largimit nga All-llahu. Për këtë All-llahu thotë: “E kur t’i shohësh ata, trupat e tyre të mahnitin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungjet e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!” (Munafikun, 4) Trupat e tyre janë të lartë dhe të mahnitin, fytyrat e tyre janë të bukura, mirëpo zemrat e tyre, janë zemra të humbura, injorante, të ngurta dhe nuk pranojnë të vërtetën. Shokët e të Dërguarit të All-llahut, paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi ta, nuk zotëronin prej kësaj bote shumë, madje kishte që flinin në rrugë, mirëpo All-llahu shikoi në zemrat e tyre sepse zemra është pjesa kryesore me anë të së cilës vlerësohet robi, i udhëzoi i ngriti lartë dhe i bëri krenarë në Islam. Zemra është bartësi i njeriut që me të udhëton për ahiret. Pejgamberi (s.a.v.s.) thotë:“Allllahu nuk shikon trupin dhe fizionominë tuaj, por shikon zemrat tuaja.” Transmeton adhuroni All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin)“ (Gafir,14) Trajto me mirësi të tjerët, se kjo është mënyra e vetme për t’i robëruar (përfituar) zemrat e tyre.” Trajtimi i mirë të tjerët ju klasifikon në kategorinë e robit të bindur dhe të dashur të Allllahut, siç ka thënë i Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të: “Sa më shumë të jeni në mirësi të të tjerëve, aq më të dashur do të jeni tek Allllahu.”pra shfaqe kudo këtë mirësitë All-llahut dhe ndjehu i stolisur, krenar dhe bujar për fenë që Allllahu ta ka dhuruar. Islami është një mënyrë gjithëpërfshirëse e jetës... është si një marrëveshje midis Zotit të Lartë dhe robërve të Tij të përulur. Në pajtueshmëri me këtë marrëveshje, robi zotohet për t’i kryer obligimet para All-llahut. Me respektimin e këtyre obligimeve, All-llahu do t’i japë robit të drejta dhe privilegje, nuk është në rregull që ti të pajtohesh me këtë marrëveshje, pastaj bën çfarë dëshiron dhe lë anash çfarë dëshiron. All-llahu i Plotfuqishëm thotë në Kuran: “O ju që besuat, përqafoni Fenë Islame në tërësi, e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët.”(Bekare: 208) Vëlla i dashur, krenohu që je musliman dhe mos ki aspak dyshim në madhështinë e kësaj feje që ke përqafuar. Kapu pas saj fort, ngase ti nuk ke kurrfarë vlere jashtë Islamit. Mundohu te jesh sa më i sinqertë, se All-llahu pranon vetëm nga të sinqertit dhe kudo që të gjendesh,tregoi mirësitë e kësaj feje dhe falënderoje Allllahun për nderin që ta bëri,sepse pa Islam ti nuk do të ishe asgjë... ISMAIL XHABIRI IVB