Lutja Para Se Te Fillojmë Punën
Allah, këtu ne këtë vend pune, Prezenca Yte është me mua.
Lus për paqen Tënde, mirësinë Tënde, Mëshirën Tënde dhe rregullin Tënd të përsosur në këtë vend.
Pranoj gjithë dijen dhe fuqinë Tënde mbi të gjithë atë që ndodh, mendohet vendoset dhe bëhet nga unë.
Allah, të falënderoj për te mirat me të cilat më ke bekuar.
Pranoj t’i përdor ato me përgjegjësi për nder Tëndin.
Më jep fuqi o Allah që të kryej detyrën time.
I beko projektet, idetë dhe energjinë time, kështu që edhe puna më e vogël të sjell madhështi.
O Allah, kur të jem i shqetësuar, me udhëzo.
Kur të jem i lodhur më jep energji.
Kur të jem i rraskapitur më ndriço me nurin Tënd.
Lejo që puna ime dhe mënyra se si e kryej, t’u sjell besim, kënaqësi dhe buzëqeshje të gjithëve me të cilët takohem sot.
Dhe o Allah, kur të largohem nga ky vend më jep mëshirën e udhëtimit.
Beko familjen dhe shtëpinë time që të jetë gjithçka në rregull kur të kthehem.
Allah, të faleminderit për gjithçka që kë bërë, që jë duke bërë dhe për gjithçka që do të bësh.
Ne emër të Allahut lutem më dashuri dhe falënderim… Amin.
Ju lutem percjellni këtë lutje me muslimanet e tjerë qe janë ne pune.
Paçi një ditë të bekuar.
Kurrë mos mendoni se vonesa e përgjigjeve të lutjeve janë mospranim i tyre nga Allahu. Prit, duro.
Durimi është aftësi e të mençurve.