Admine-Meli Administrator
Numri i postimeve : 160 Data e regjistrimit : 20/09/2011 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Tetove
| Titulli: Të dish të Falenderosh Mon 5 Dec 2011 - 11:51 | |
| Kur ishit 1 vjeç ju lante dhe ushqente me duart e saj,ndërsa ju e falenderuat duke qarë gjithë natës e duke e lënë zgjuar… Kur ishit 2 vjeç ju mësoi të ecnit,ndërsa ju e falenderuat duke mos e dëgjuar kur ju kërkonte t`ju kishte pranë…. Kur ishit 3 vjeç ju përgatiste ushqimin me aq dashuri,ndërsa ju e falenderuat duke derdhur përherë pjatat poshtë tavolinës… Kur ishit 4 vjeç ju blinte lapsa ngjyra ngjyra,ndërsa ju e falenderuat duke zhgaravitur të gjithë murret e shtëpisë… Kur ishit 5 vjeç ju zbukuronte mes rroba aq të bukura,ndërsa ju e falenderuat duke u zhytur nëpër gropa balte… Kur ishit 6 vjeç ju përcolli deri tek oborri I shkollës, nd0δrsa ju e falenderuat duke bërtitur gjithë rrugës: “nuk dua të shkoooj!....” Kur ishit 7 vjeç ju dhuroi një top për të luajtur,ndërsa ju e falenderuat duke thyer xhamat e komshinjve… Kur ishit 9 vjeç ju mësoi dua e lutje të shumta, ndërsa ju e falenderuat duke I harruar ato shumë shpejt. Kur ishit 11 vjeç ju shoqëroi në kinema bashkë me shokët tuaj, ndërsa ju e falenderuat duke I thënë: “tani ti mos u ul pranë nesh…” Kur ishit 12 vjeç nuk dëshironte të shihnit programe të dëmshme televizive, ndërsa ju e falenderuat duke I ndjekur ato ato sapo ajo largohej nga shtëpia…. Kur ishit 18 vjeç u kujdes për shpenzimet tuaja të shkollës, ndërsa ju e falenderuat duke u përqafuar me të tek dera e shkollës që shokët të mos ju shihnin…. Kur ishit 30 vjeç dëshiroi t`ju jepte ndonjë mendim për fëmijët tuaj, ndërsa ju e falenderuat duke I thënë: “lëri këto këshilla të prapamebetura…” Kur ishit 50 vjeç ajo u sëmur shumë, ju gjetët kohë vetëm në fundjavë për ta vizituar.Ajo u lumturua aq shumë sa qau nga gëzimi,ndërsa ju e falenderuat duke I thënë: “këto pleqt bëhen nazeli si fëmijët….” Një ditë ajo vdiq… Dhe gjithë çka nuk kishit për të bërë deri atëherë, ra si një shigjetë në zemrën tuaj….
| |
|