MËSHIRA E
ALLAHUT
UDHËZUESE E MENDJEVE TË NDRITURA NË OQEANET E DITURISË
SI E NDRYSHUAN BOTË SHPIKËSIT MUSLIMAN?
1. Tregohet
se një arab me emrin Halid po ruante dhitë e tij në rajonin e Kafas në Etiopinë
Jugore, kur papritur vërejti se kafshët e tij ishin bërë më energjike pasi
kishin ngrënë disa lloje kokrrash. Më pas ai i zjeu kokrrat për të përgatitur
kështu kafenë e parë. Nga shënimet e para rreth kësaj pijeje, mësojmë se ajo
eksportohej prej Etiopisë në Jemen, ku konsumohej nga sofistët , të cilë kishin
nevojë të rrinin zgjuar gjatë natës për t’u lutur në raste të caktuara. Nga
fundi i shekullit 15 kafeja mbërriti në Mekë dhe Turqi, prej nga bëri rrugë
drejt Venedikut më 1645. Në Angli do të sillej më 1650 nga një turk i quajtur
Pasqua Rosee, i cili kishte hapur kafenenë e parë në “Lombard Street” të
Londrës. Kafja arabe u bë kafe turke pastaj caffe italiane dhe në fund coffee
angleze.
2. Grekët e
vjetër mendonin se mund të shohin vetëm atëherë kur rrezet e diellit ndeshen me
sytë tonë. Njeriu i parë që kuptoi se drita në fakt depërton në sy, në vend se
të reflektohej nga syri, ishte matematikani, astronomi dhe fizikani musliman i
shekullit 20, Ibn Haithem. Ai shpiku aparatin e parë fotografik – kur vërejti
se si drita depërton përmes një vrime në kanatin e dritares. Duke u bazuar në
faktin se sa më e vogël të jetë vrima, aq më e mirë do të jetë fotografia, ai
punoi për të krijuar aparatin e parë të njohur si Camera Obscura (nga fjala
arabe Kamara, që do të thotë dhomë e errët apo private). Ai gjithashtu njihet
si njeriu i parë që transferoi fizikën prej një aktiviteti filozofik në atë
eksperimental.
3. Një lloj
shahu ishte luajtur në Indinë e lashtë, por loja që njohim ne sot, vjen nga
Persia (Irani). Prej atje ishte përhapur drejt perëndimit në Europë – për t’u
sjellë në Spanjë në shekullin e 10 nga Mursët (musliman) dhe drejt lindjes deri
në Japoni.
4. Një
poet, astronom dhe inxhinier musliman, i quajtur Abbas ibn Firnas, një mijë
vjet para vëllezërve Rajt, kishte bërë përpjekje të parreshtura për të konstruktuar një makinë fluturese. Më
852 ai kërceu nga minarja e Xhamisë së Madhe të Kordovës, duke përdorur një
pelerinë të hapur - të kapur në krahë të drunjtë. Shpresoi të
rrëshqiste lehtas si zogu, por nuk ia doli dot. Megjithatë, pelerina ia kishte
ngadalësuar rënien, duke krijuar kështu atë që mendohet të jetë parashuta e
parë, kurse ai vetë kishte marrë disa plagë të vogla. Më 875, në moshën 70
vjeçare, pasi kishte përsosur një makinë, me mëndafsh dhe pupla të shqiponjës,
ai provoi përsëri, veçse kësaj radhe duke kërcyer nga maja e një bjeshke.
Fluturoi në lartësi duke qëndruar në
ajër për dhjetë minuta, por qe përplasur gjatë lëshimit duke përfunduar me saktësi
se shkaku i përplasjes kishte qenë mosvënia e një bishti në makinën e tij, i
cili do ta ngadalësonte uljen. Sot aeroporti i Bagdadit si dhe një krater në,
janë emërtuar sipas tij.
5. Larja dhe pastrimi janë obligime fetare për
muslimanët, arsye kjo që, si duket, i shtyria ata të përsosnin recetën për
sapunin, të cilin e përdorim edhe sot. Edhe egjiptianët e lashtë posedonin një
lloj sapuni, sikurse e kishin edhe romakët, të cilët e përdornin më shumë si
krem. Por qenë arabët ata që kombinuan lëngun e bimëve me hidroksid sodiumin
dhe elemente tjera aromatike, siç ishte vaji i trumzës. Një nga tiparet
neveritëse të kryqtarëve, që diktohej nga hunda e arabëve, ishte fakti se ata
nuk pastroheshin. Shampoja në Angli është sjellë nga një musliman, i cili më
1759 kishte hapur një banjë me avull në bregdetin e Grighton-it, për t’u
emëruar më vonë mjeshtër i shamposë në oborrin e mbretërve George IV dhe
Williami IV.
6.
Distilimi, metoda e ndarjes së lëngjeve nga mbeturinat gjatë zierjes, është
zbuluar rreth vitit 800 nga shkencëtari i shquar i Islamit, Xhabir ibn Hajjan,
i cili transformoi alkiminë në kimi, duke shpikur gjithashtu edhe shumë nga
aparatet dhe metodat bazë akoma në përdorim sot si – lëngëzimin, kristalizimin,
distilimin, pastrimin, oksidimin, tretjen dhe filtrimin. Përveç kësaj, ai
gjithashtu kishte zbuluar edhe acidin sulfurik dhe nitrik, dhe duke shpikur
aparatin distilues, ai kishte t’i jepte botës ujë trëndafili si dhe parfume të
tjera më përbërje alkooli. Ibn Hajjani vuri në dukje eksperimentimin sistematik
dhe ka qenë themelues i kimisë moderne.
7. Një nga
shpikjet më të rëndësishme mekanike në historinë e njerëzimit, aparati për të
ngritur ujin nga poshtë lart, është fryt i punës së një inxhinieri të zgjuar
musliman, i quajtur El Xhazari. Libri i tij i vitit 1206 Libri i njohurisë
mbi aparatet e holla mekanike, tregon se ai gjithashtu kishte shpikur dhe
përpunuar përdorimin e valvulave dhe pistonave, pati krijuar disa nga orët e
para mekanike që lëviznin me ujë e peshë dhe ishte baba i robotëve. Në mesin e
50 shpikjevet të tjera të tij, është edhe brava me kod.
8. Qepja nën astar, do të thotë
lidhja e dy shtresave të pëlhurës me një
shtresë izoluese në mes, nuk është e çartë nëse ishte zbuluar në Botën
muslimane apo ishte importuar atje nga India
dhe Kina. Por është e sigurt se në
Perëndim kishte ardhur perms kryqtarëve. Ata e pane atë që përdorej nga
luftëtarët saraçenë, të cilët bartnin këmisha të qepura e të ngjyrosura e të
mbushura me kashtë në vend të parzmoreve. Këto këmisha shërbenin edhe si
mbrojtëse, madje më të efektive, krahasuar me parzmoret e metalta e të rënda të
kryqtarëve.
9. Harku i
mprehtë, karakteristikë e katedraleve gotike në Europë, ishte një shpikje e
marrë nga arkitektura Islame. Ishte shumë i fortë se harku i rrumbullakët i
përdorur nga romakët dhe normanët, gjë që lejonte ngritjen e ndërtesave më të
mëdha, më të larta, më komplekse dhe më grandioze. Huazime të tjera nga gjenitë
musliman përfshijnë edhe kubetë e hullizuara, dritaret në stil trëndafili dhe
teknikat për ndërtimin e kubeve. Kështjellat evropiane gjithashtu ishin një
përshtatje e atyre të Botës Islame me të çara si shigjetë, mur mbrojtës me
frëngji, fortifikatë dhe parapet. Arkitekti i kështjellës së Henrikut V ka qenë
musliman.
10. Dizajni
i shumë instrumentev kirurgjike moderne është i njëjtë me ato të krijuara në
shekullin e 20 nga një kirurg musliman i quajtur El Zahravi. Bisturitë
(skalepat) e tij, sharra për eshtra, pincetat, gërshërët e vogla për operimin e
syve dhe shumë nga 200 instrumentet që kishte krijuar ai, sot janë të njohura
për kirurgjinë moderne. Ishte ai që zbuloi se fijet që përdoren për qepje të
brendshme, treten vetvetiu (një zbulim ky që e zbuloi tek majmuni i tij që
kishte ngrënë telat e lahutës së tij). Në shekullin e 13-të, një mjek tjetër
musliman, i quajtur Ibn Nafis, përshkroi qarkullimin e gjakut, 300 vjet para se
William Harvey ta zbulonte këtë. Mjekët musliman gjithashtu shpikën mjete
anestezie nga përzierjet e opiumit dhe alkoolit si dhe zhvilluan gjilpëra me
zgavra për të thithur perden e syve, një teknik kjo edhe sot në përdorim.
11. Mulliri
i erës ishte shpikur më 634 për një kalif (prijës) persian dhe ishte përdorur
për të bluar drithë e për të nxjerrë ujë për vaditje. Në shkretëtirat e gjera
të Arabisë, kur përrenjtë stinorë thaheshin, i vetmi burim i energjisë mbetej
era që frynte për muaj nga një drejtim. Mullinjtë kishin gjashtë apo
dymbëdhjetë fletë të veshura me pëlhurë a gjethe palme. Kjo ndodhte 500 vjet
përpara se të dukej në Europë mulliri i parë i erës.
12. Metoda e
vaksinimit nuk është shpikur nga Jenner dhe Pasteur, por ishte krijuar nga Bota
Muslimane dhe ishte sjellë në Europë nga Turqia, nga bashkëshortja e
ambasadorit anglez në Stamboll, më 1724. Fëmijët në Turqi ishin vaksinuar për
të luftuar linë të paktën 50 vjet para se ta zbulonte Perëndimi.
13.
Stilografi ishte shpikur për Sulltanin e Egjiptit më 953, pasi kishte kërkuar
një stilolaps i cili nuk do t’ia njolloste duart a rrobat. Ky stilograf ruante
ngjyrën në një rezervuar, dhe sikurse stilolapsat modern, e kalonte ngjyrën në
majë me një veprim kombinues të gravitetit dhe kapilarit.
14. Sistemi i numërimit,i cili përdoret anekënd botës,
me sa duket, origjinën e ka nga India, por stili i shifrave është arab dhe për
herë të parë u duk në botim në veprat e matematikanëve si El - Kavarizmi dhe El
– Kindi rreth vitit 825. Algjebër është quajtur kjo shkencë për nder të librit
të El – Kavarizmit, Al-jabr va Al-Mukabilah, shumë nga përmbajtjet e së
cilës akoma janë të rëndësishme dhe janë në përdorim. Veprat e dijetarëve
musliman të matematikës u importuan në Europë 300 vjet më vonë nga matematikani
italian Fibonacci. Algortimet si dhe teoria e trigonometrisë vijnë nga Bota
Muslimane. Zbulimet e El-Kindit rreth zbërthimit të frekuencave, gjithë kodet e
botës antike i bënë të shpjegueshme, duke krijuar kështu bazat e kriptologjisë
moderne.
15. Ali ibn
Nafi, i njohur me nofkën Zirjab (Zogu i zi) erdhi nga Iraku në Kordovë (Spanjë)
në shekullin e nëntë duke sjellë me vete konceptin e ushqimit me tri pjata –
supë, pastaj peshk a mish dhe në fund, fruta dhe arra. Ai po ashtu paraqiti
gotat e kristalta (të cilat ishin shpikur pas eksperimenteve me gurë të
kristaltë nga Abbas Ibn Firnas).
16. Qilimat
konsideroheshin si pjesë e parajsës nga muslimanët e mesjetës, falë metodave të
avancuara të endjes që kishin, ngjyrave, sensit për dizajn si dhe arabeskave që
ishin bazë e artit islam. Për krahasim, dyshemetë e Europës ishin prej dheu
derisa u shfaqën qilimat arabë dhe persianë.
17. Çeku modern vjen nga fjala arabe Sakk, një përbetim
i shkruar për ta paguar mallin kur ai të jetë shpërndarë, për t’iu shmangur
kështu bartjes së parave nëpër terrene të rrezikshme. Në shekullin e nëntë, një
biznesmen musliman ka mundur të kthente në para në Kinë një çek të lëshuar në
Bagdad.
18. Në shekullin
e nëntë, për shumë shkencëtarë musliman, forma sferike e Tokës ishte një e
vërtetë e padiskutueshme. Argument për këtë, thotë Ibn Hazm, ”është se Dielli
gjithnjë është në pozitë vertikale nga cilado pikë e Tokës”. Ishte kjo 500 vjet para se Galile Galileo të
realizonte këtë. Kalkulimet e astronomëve musliman ishin aq të përpikta, saqë
në shekullin e nëntë ata llogaritnin se perimetri i Tokës është 40,253 km – me
një pasaktësi më pak se 200 km. Shkencëtari Al – Idrisi, më 1139 i pati ofruar
globin e botës oborrit të mbretit Roger të Sicilisë.
19. Megjithëse kinezët kishin shpikur barutin salpetër,
të cilin e përdornin për fishekzjarre, ishin arabët ata që e përpunuan atë, të
cilin bashkë me nitratin e kaliumit, e përdornin për nevoja ushtarake. Pajisjet
ndezëse të muslimanëve u patën futur tmerrin kryqtarëve. Në shekullin e 15-të
ata atëherë kishin shpikur një raketë, të cilën e quajtën “vezë vetëlëvizëse
dhe djegëse”, dhe një torpedo – një lloj bombe me një shtizë në majë, e cila
ngulej në anijen e armikut, për të eksploduar më pastaj.
20. Europa
mesjetare kishte kuzhinë dhe kopsht me barishte, por ishin arabët ata që
zhvilluan idenë e kopshtit si një vend kënaqësie dhe meditimi. Kopshtet e
bukura mbretërore për herë të parë në Europë u hapën në Spanjën e muslimanëve
të shekullit 19. Ndër lulet që e kanë origjinën në kopshtet e muslimanëve, janë
edhe karafili dhe tulipani.
Falënderimi i takon
Allahut, Zotit të botërave.