NËNË E DASHUR! A më ka
kaluar koha e namazit?
Komandant Shamili i rrethuar pabesisht nga ushtria ruse me një
gjakftohtësi të madhe hoqi nga shpatulla ushtën që e kishte përshkuar tej për
tej. Nga njëra anë dhimbja që i shkaktonte plaga e ushtës (shigjetës), nga ana
tjetër shehadeti i fundit i mikut të tij të zemrës imam Gazi Muhammedit, i
dhanë zemër Shamilit i cili si një luan i palgosur u sul me vrull drejt
armikut, vrau sa mundi prej tyre e më pas duke përfituar nga nata u zhduk në errësirë.
Shamili,e ndoqi nga pas dhe e çoi në një shpellë ku mund të ishte i sigurtë.
Vjehrri i tij i cili ishte mjeku më i mirë i asaj zone sapo mori vesh lajmin
nga muezini u nis menjëherë për ta kërkuar. Pasi gjendja e tij filloi të
përmirësohej të dy bashkë me muezinin e sollën në qytete për t’i vazhduar aty
mjekimet. Më në fund pas 25 ditësh, Shamili doli nga koma. Fjalët e tij të para
sapo hapi sytë dhe pa nënën e tij që nuk i ishte ndarë asnjë moment nga koka
ishin: “Nënë e dashur! A më ka kaluar koha e namazit.”