Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lexoje librin tënd…..shikoje filmin tënd Sun 11 Dec 2011 - 11:39 | |
| Lexoje librin tënd…..shikoje filmin tënd Në këtë botë nuk kemi ardhur të që ndrojmë përherë, por të largohemi një ditë.Fenomeni q0δ quhet vdekje, është ndalesa në të cilën do të ndalë një ditë çdo njeri.Të Pasurit, të plotfuqishmit, pushtetarët, të thjeshtët…. Kuptimi I ardhjes në këtë botë nuk është I kotë lëre pastaj të jetë I pakuptimtë.
Erdhëm në këtë botë që të sprovohemi nëse do të bëjmë punë të mira apo jo.Në themelin e ardhjes sonë qëndron përceptimi I marrëdhënieve tona me Allahun e Lartësuar,Fuqinë që na d0δrgoi në këtë botë.Ajo fuqi e quajti këtë lloj lidhjeje “mardhënia me njeriun si rob I Zotit”.
Njeriu nuk mund të bëjë përzgjedhje tjetër përveç se ta pranojë këtë status.
Vdekja nuk është fundi, por fillimi I diçkaje tjetër. Kur futet në varr, njeriu hyn në portën e një jete të re.Porta e varrit është në një farë kuptimi porta e përjetësisë.
Përkëtë arsye, në qoftë se jeta në këtë botë ka një farë kuptimi për botën e përjetshme që nuk ka mundësi të mos ketë-atëherë duhet ta konceptojmë dhe të përgatitemi mirë për të.
Fuqia që krijoi jetën dhe vdekjen thotë: “Secili njeri të shohë mirë se çfarë ka përgatitur për të nesërmen”….Çfarë ka bërë,çfarë ka lënë pa bërë, si I ka bërë gjërat, sepse e nesërmja do ti nxjerr në shesh këto para çdo njeriu. Të gjithë do të hohin dhe do të kuptojnë se çfarë kanë bërë dhe çfarë kanë lënë pa bërë.
Gjërat që do të marrim me vete nga kjo botë teksa largohemi prej saj, do të jenë të kufizuara. Nuk do të veshim më shumë se një rrobë të bardhë, të thjeshtë, të bërë prej pëlhure, jo të qepur dhe të pa zbukuruar
........Vazhdon | |
|
Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Re: Lexoje librin tënd…..shikoje filmin tënd Tue 13 Dec 2011 - 2:19 | |
| All-llahu te shperblefte vella i nderuar per kete postim shum te vertete . Ata te cilet kane mendje te shendoshe e kuptojne lehte. Pra shikoje librin tend ,dhe shikoje filmin tend...shum postim i mire.... | |
|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Re: Lexoje librin tënd…..shikoje filmin tënd Tue 13 Dec 2011 - 12:02 | |
| Pasurinë,të afërmit,fëmijët,gradat,postet,respektin dhe famën do t`i lëmë pas në botë....
Njeriu do të marrë me vete një regjistër të padukshëm të jetës.....
Regjistri që do të vërtetojë apo do të përgënjeshtrojë zërat e njerëzve që marrin pjesë në varrimin e të vdekurit dhe i përgjigjen pyetjes se çfarë njeriu ka qenë, duke thënë se ka qenë njeri i mirë.
Në qoftë se është kështu,atëherë regjistri i jetës rri duke u mbushur, që nga dita kur ai ndërgjegjësohet për veprat që kryen.
Krijuesi sheh çdo vepër dhe punë që bën krijesa.
Çdo gjë shkruhet nga "skribtët" e autorizuar me këtë punë nga ana e Tij.
Ndoshta i Gjithdishmi,Ai që sheh çdo gjë,ka krijuar nga një hard-disk për çdo person, ku regjistrohen në formë pamjeje të gjitha ato që ai bën.
Përmbajtja e regjistrit që do të marrim me vete kur të ndahemi nga kjo botë, tregon se njeriu ka qenë një njeri me "zemër të pastër", gjë që e ka reflektuar në jetën dhe sjelljet e tij, I lumi ai!
Do të vijë një ditë dhe regjistri i jetës do të çelet.
Qoftë edhe për një çast të vetëm, duhet ta dijë çdo njeri se "ajo ditë" ka për të ardhur.
Ai që dyshon dhe është skeptik për atë ditë, vetëm mashtron veten.
Fakti që, ata që vijnë në këtë botë një ditë do të ndahen prej saj,fakti që ata që ikin shkojnë drejt një vendi, tregon se aty ku shkojnë ata, një ditë të caktuar kanë për t`u takuar me njëri-tjetrin.
Një ditë Krijuesi i gjithësisë do t`i bëjë shuk qiejt, do t`i shkul nga vendi malet dhe do të bëjë që detet të harbohen dhe në përmbyllje të asaj dite të tmershme, që quhet "kiamet", eshtrat e bëra pluhur do të vishen sërish me mish dhe njeriu që do të ringjallet siç ka qenë deri tek majat e gishtave, do të mblidhet me të tjerët në audiencën hyjnore.
Askujt të mos i duket e pabesueshme dhe të mos bëjë pyetje të tilla, si "A do të ringjallemi edhe pse jemi bërë pluhur?" Ai që krijoi çdo gjë nga "asgjëja", a nuk mund ta krijojë sërish atë që njëherë e një kohë "ka ekzistuar"? E krijon sërish madje ia krijon bulëzat e gishtave ashtu siç i ka pasur më parë.
Njeriu do të krijohet dhe do të vijë momenti i "likaullah" (takim me Zotin)....
Atë ditë vendimmarrja i takon vetëm Zotit.
Do të çelet regjistri i jetës.
Do ta marrim në duar.
Do të thonë: "Lexoje librin tënd".
Ndoshta:
"Shikoje filmin e jetës tënde".
Vazhdon...........Mos leni komente deri s ata perfundojm temen
| |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Lexoje librin tënd…..shikoje filmin tënd | |
| |
|