S’ka shi, s’ka borë, toka ka nevojë për ujë!
A duhet humbur shpresat?
Allahu na përgjigjet e na thotë:
وَهُوَ الَّذِي يُنَزِّلُ الْغَيْثَ مِنْ بَعْدِ مَا قَنَطُوا وَيَنشُرُ رَحْمَتَهُ وَهُوَ الْوَلِيُّ الْحَمِيدُ (28)
“Dhe Ai është që e lëshon shiun, pasi që ata t'i kenë humbur shpresat dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është mbikëqyrësi, i lavdëruari”. (Esh-Shura: 28).
Por parashtrohet pyetja: pse ndodh kjo?
Përgjigja është në vazhdimin e ajeteve të po kësaj sureje:
وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَنْ كَثِيرٍ (30)“Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë”. (Esh-Shura: 30).
Cila është urtësia e vonimin ose lëshimit të shiut?
Dhe për në fund Allahu na e sqaron shkakun pse e lëshon ose vonon shiun duke thënë:وَلَوْ بَسَطَ اللَّهُ الرِّزْقَ لِعِبَادِهِ لَبَغَوْا فِي الأَرْضِ وَلَكِنْ يُنَزِّلُ بِقَدَرٍ مَا يَشَاءُ إِنَّهُ بِعِبَادِهِ خَبِيرٌ بَصِيرٌ (27)“Sikur All-llahu t'ua shumonte begatinë robërve të vet, ata do t'i kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e vet”. (Esh-Shura: 27).Pasi që Allahu është hollësisht i informuar për njerëzit dhe i sheh punët larg ua ofron këto gjendje dhe situata që ata të mos e humbin baraspeshën e të zhyten në mëkate dhe padrejtësi, por ti kujtojnë të mirat e Allahut, ta falënderojnë Atë për to dhe ti shfrytëzojnë në drejtim dhe gjëra me të cilat e fitojnë kënaqësinë e Allahut.
O Allah, na jep shi e borë dhe na i bën të bereqetshme ato! Amin!
Bekir HALIMI
Marrur/Shembulli.com