Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Mbreti dhe çunaku i varfër Thu 22 Dec 2011 - 11:33 | |
| Fill i vetëm, njeriu nuk mund t`i shkojë deri në fund udhëtimit të brendshëm.Nuk duhet të përpiqeni ta ndërmerrni vetëm këtë udhë. Udhërrëfyesi është i domosdoshëm.Ai që po e quajmë fëmijë i varfër,është këkruesi.Rrëfehet se, një ditë,mbreti Mahmud rastisi të shkëputej nga ushtria e tij.Mbreti po kalëronte me të shpejtë, kur pa një çunak në breg të një lumi. Çunaku kishte lëshuar rrjetën në ujë dhe dukej shumë i trishtuar, -Biri im, i tha mbreti, përsëri je i dëshpëruar? Kurrë nuk kam parë dikë në një gjendje të tillë.
-Madhëri, iu përgjigj çunaku, jemi shtatë vllezër dhe nuk kemi baba.Jetojmë me nënën tonë në skamje dhe pa mbështjetjen e askujt.Unë vij këtu çdo ditë me rrjetën time, duke shpresuar të zë ndonjë peshk për darkë.Nëse ditën nuk arrij të zë kurgjë, në mbrëmje s`kemi çfarë të hamë. -Biri im, i tha mbreti, a dëshiron të të ndihmojë në këtë punë tënde? Fëmija pranoi dhe mbreti Mahmud lëshoi rrjetën në lumë.Me të ndjerë prekjen e dorës mbretërore, rrjeta u mbush me njëqind peshq.
Kjo parabolë i përket të madhit Attar, dhe është shkëputur nga vepra e tij "Kuvendi i zogjve".Çmohet si në kuptimin letrar, ahstu dhe në atë simbolik.
| |
|