Një njeri vendosi t’i jap pak para Ibrahim Edhemit, mirëpo, ky njeri i devotshëm i tha: “Vetëm një moment, a je ty njeri i pasur? A ke ende pasuri në shtëpi?
“Po, si jo! Kam edhe një mijë dinarë të arrit tha tregtari me krenari?.
“Po, a dëshiron të kesh edhe njëmijë tjera?” e pyeti Ibrahimi.
“Gjithsesi! Unë punoj me zell çdo ditë, që nga mëngjesi deri në mbrëmje për të fituar.”
“Po, a dëshiron të kesh më shumë se dy mijë? pyeti edhe njëherë Ibrahimi.
“Gjithsesi, çdo ditë lus Allahun e Madhërishëm të më ndaj edhe më shumë para.”
Kur dëgjoi Ibrahimi këtë e shtiu qesen me para nga i pasuri e i tha: “Më vjen keq, por unë nuk mund të pranoj paratë e tua, nuk lejohet që i pasuri të merr para nga i varfri.”
“Çfarë thua? bërtiti me zemërim tregtari, – “Ti i pasur, ndërsa unë i varfër!!!”
“Unë jam njeri i pasur sepse jam i kënaqur me gjithçka që Allahu më jep. Ti je një lypës, pa marrë parasysh sa pasuri ke, nuk je i kënaqur dhe kërkon ende që Allahu të ta shtoj pasurinë”, përfundoi Ibrahim Edhemi.
(Breziiri)