PJATA E DRURIT
Një burrë i vjetër i dobët shkoi për të jetuar me djalin e tij, me gruan e tij, dhe nipin e tij katër vjeçar. Duart e plakut dridheshin, shikimi i tij ishte i paqartë dhe hapat e tij dobësoheshin. Familja hanin së bashku në tryezë. Por duart e dredhura të gjyshit të moshuar dhe sytë e dështuar bënin që ai të hante me vështirësi. Kur ai kapi gotën, qumështi u derdh në mbulesën e tavolinës. Djali dhe gruaja e tij u inatosën shumë me rrëmujën.
“Ne duhet të bëjmë diçka me babanë”, tha djali. “Jam ngopur me derdhjen e qumështit, zhurmën gjatë ngrënies dhe ushqimin e derdhur në dysheme.” Kështu që djali dhe gruaja e tij e vendosën një tavolinë të vogël në qoshk. Atje, gjyshi hante i vetëm përderisa pjesa tjetër e familjes shijonin darkën. Qëkur, gjyshi theu një pjatë apo dy, ushqimi i tij i ishte servuar në pjatën e drurit. Kur familja ia ndryshoi drejtimi gjyshit, ndonjëherë ai kishte lot në sytë e tij nga të ngrënit i vetëm.
Akoma, fjalët e çiftit për të ishin qortime të mprehta, kur atij i kishte rënë një pirun apo ushqimi. Djaloshi katër vjeçar i shikonte të gjitha me qetësi. Një natë përpara darkës, babai e vërejti se djali i tij po luante me çopa druri në dysheme. Ai e pyeti djaloshin me qetësi,”Çka je duke bërë? Vetëm me mirësjellje djaloshi u përgjigj: “Oh, jam duke e ndërtuar një pjatë të vogël druri për ty dhe nënën që të hani ushqimin tuaj kur të plakeni.” Djaloshi katër vjeçar buzëqeshi dhe u kthye për të ndërtuar pjatën.
Fjalët i goditën prindërit e tyre, në atë mënyrë që ata u bënë të penduar. Lotët e tyre filluan tu shkojnë nëpër faqe. Asnjë fjalë më nuk u fol, të dytë e dinin se çka duhet bërë. Atë mbrëmje djali morri babanë e tij për dore dhe me mirësjellje e ktheu në tavolinën e familjes. Për pjesën tjetër të ditës ai hante çdo vakt me familjen. Dhe për shumë arsye, as djali i tij dhe gruaja e tij kishin kujdes më të gjatë dhe të jashtëzakonshëm kur një pirun binte, qumështi derdhej apo mbulesa e tavolines ndotej.
Ju garantoj se nesër ti do ta kujtosh tregimin për pjatën e drurit, një javë më pas, një muaj më pas, një vit më pas.