Mr.Uzeir-Ibrahimi S.Moderator
Numri i postimeve : 1543 Data e regjistrimit : 19/12/2009 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.
| | Je pengesë?!” | |
Je pengesë?!” “Je pengesë?!” - Jo, ti s’je pengesë. Ti je më i miri në fytyrë të tokës. Ti askënd s’hidhëron. Je falës e i butë. Fytyra jote ndriçon prej dhembshurisë e mëshirës. Nuk pret respekt pa dhënë respekt; nuk pret mirënjohje pa qenë vet mirënjohës. E shpërndan fjalën e bukur. Ke mendim të mirë e pozitiv për të tjerët. Je durimtar e i je dorëzuar përcaktimit dhe je i bindur se Zoti mbikëq...yrë çështjet tua. Ti edhe kundër vetes dëshmon, kur drejtësia është kundra teje. Nuk je i ashpër. Je bamirës e i kujdesshëm. Sillesh me butësi ndaj të moshuarve, ndërsa ndaj të vegjëlve me mëshirë. Ke dashamirësi. Urren për të tjerët atë që urren për veten, ndërsa ia dëshiron të tjerëve atë që ia dëshiron vetes (?!) “Je pengesë?!” - Ashtu siç ke dëshirë të mirëkuptohesh, mirëkupton edhe ti të tjerët. Nuk porosit të tjerët për vepra të mira para se të veprosh vetë. Vazhdimisht e sfidon dyfaqësinë e syfaqësinë. Kur hidhërohesh, kërkon strehim të Zoti yt. Je i dashur ndaj të tjerëve. Përballesh me të metat e tua, ndërsa fsheh të metat e të tjerëve. Për çdo fjalë e veprim, je i ndërgjegjshëm. Nuk rëndon askënd. Nuk fyen, nuk përgojon, nuk shpif, nuk bartë thashetheme, para se t’ia drejtosh tjetrit gishtin akuzues, të pikon syri lot (?!) “Je pengesë?!” – E si të jesh pengesë, kur ti përpiqesh edhe një sekondë të mos e kalosh kot! Tërë kohën merresh me gjëra të dobishme. E përkujton Zotin, kur je edhe në vetmi. Je kërkues i diturisë së dobishme. Nuk mërzitesh nga leximi. Nuk të duket vetja më i dituri. Je i thjeshtë, kur ecë rrugës, je i lehtë. Nuk rri rrugëve. Kur del prej shtëpive të Zotit e shpërndan dashurinë dhe mirësinë, sepse edhe pse del prej tyre, mendja e zemra jote janë të lidhura për to (?!) | |
|