Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ndërmjetësi (Tregim islam) Thu 29 Dec 2011 - 11:24 | |
| Ishte një ditë e ftohtë dimri,Isai po shkonte në shkollë.Rrugës takoi një fëmijë të varfër..Ai nuk kishte pallto që të mbrohej nga I ftohti.Ai kishte një palë këpucë të grisura që I fusnin ujë.Isai ndjeu se po I dridhej zemra.Familja e tij nuk ishte shumë e pasur,por jetonin pa ia pasur nevojën askujt. Ai filloi ta ndiqte fëmijën e varfër.U habit kur pa se ai hyri në shkollën e tij.Nuk po I kujtohej ta kishte parë ndonjëherë më parë.Mendoi se cfarë duhej të bënte për ta ndihmuar,por nuk gjeti ndonjë mënyrë.Nëse ia falte këpucët me qafa të gjata të cilat I kishte përdorur që prej dy vjetësh,ai nuk kishte cfarë të vishte në vend të tyre.Po si t`ia bënte?..Nisi të mendohej…. Në pushimin e drekës e gjeti fëmijën e vërtetë në oborrin e shkollës.I tha atij se dëshironte të bëhej shok me të dhe menjëherë u miqësuan.Djali I tregoi babai I kishte vdekur para disa vitesh.Tani jetonte me nënën dhe dy vllezërit e tij më të vegjël.Në këtë lagje sapo kishin ardhur.Ndërsa bisedonin,I hëngrën bashkë biskotat që kishte Isai në cantë. Në mbrëmje Isai I tha babait: -Mësuesi na ka dhënë një detyrë me temë: “Si mund të ndihmojmë të varfërit.” Babai I dha disa këshilla se si mund t`I ndihmonte ata. Të nesërmen, kur Isai doli nga shkolla, shkoi drejt e te shoqata e ndihmës për të varfërit.Takoi një burrë, në sytë e të cilit shfaqej mirësia.I tregoi gjendjen e shokut të tij.Iu lut që ta ndihmonte .Njeriu zemërmirë e pëlqeu shumë sjelljen e Isait dhe e përgëzoi atë.Pasi e pyeti, se ku banonte shoku I tij, I tha: -Njerëzit si ti I do Allahu dhe I Dërguari I Tij, sepse ti ke vepruar sipas këtij hadithi të Pejgamberit tonë a.s: “Ai që ndërmjetëson për tu bërë një punë e mirë, fiton sevape sikur ta kishte bërë vetë atë”. (Tirmidhi) | |
|