Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | “Sikur Babadimri të ishte i mirë, nuk do hynte në shtëpi përmes oxhakut” | |
Imami nga Turqia, Sulejman Jenixheri, ka deklaruar se Babadimri nuk është njeri i drejtë, për shkak se gjatë kohës së Kërshëndellave, kur shpërndanë dhurata, në shtëpi nuk hyn nga dera, por nga oxhaku.
“Babadimri në shtëpi hynë përmes dritareve ose oxhakut. Sikur të ishte ai i drejtë, do të hynte nga dera”, ka thënë Jenixher, imam në qytetin e Kesanit, qytet në pjesën veriperëndimore të Turqisë.
“Ndërsa, Kur’ani, pasuesit e tij, i fton që në shtëpitë e tyre të hynë përmes dyerve” ka thënë Jenixher.
Ai i ka ftuar besimtarët muslimanë që të mos i festojnë festat e fund vitit, veçuar Kërshëndellat, pasi që këto nuk janë festa të tyre, si dhe ka apeluar që t’ju shmangen pijeve dehëse.
Në Turqi, sipas të dhënave zyrtare, besimtarët muslimanë përbëjnë 99 përqindëshin e popullatës së përgjithshme, transmeton agjencia e lajmeve Beta. | |
|