Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: “Si do të jetoni, ashtu edhe do të ndërroni jetë” Sun 1 Jan 2012 - 16:25 | |
| “Si do të jetoni, ashtu edhe do të ndërroni jetë”
Pyetje: Jam i merakosur se si do të ndërroj jetë, sespe gjtihmonë jam duke e imagjinuar momentin e vdekjes?
Kisha dëshirë që momentet e fundit të jetës sime t`i përfundoj me mendime të mira, duke përdorur fjalë të mira.Desha t`ju pyes se cfarë duhet bërë për një udhëtim të tillë.
Zotëri , ky problem është pothuajse më i rëndësishmi i të gjithë neve.Të gjithë ata që janë kandidat për të ndërruar jetë nga kjo botë, dëshirojnë të kenë një vdekje të mirë dhe të ndahen nga kjo botë me mendime dhe fjalë të mira.Por, për ta realizuar këtë nuk duhet harruar porosia e Pejgamberit (s.a.v.s) Shihni se cfar thotë ai në lidhje me këtë gjë:
“Si do të jetoni, ashtu edhe do të ndërroni jetë.Si do të ndërroni jetë,ashtu edhe do të ringjalleni!”
Domethënë se është shumë e rëndësishme se cfarë jete do të bëjmë.Për një udhëtim të mirë, duhet poseduar një beism të shëndoshë.Cështjet e besimit duhet përgjithmon t`i ngulitim në qendrën e vetëdijes sonë dhe në të folurit tonë.Duhet mbajtur një pozicion të pashkëputur dhe kjo duhet bërë cështja numër një në jetën tonë.Me fjalë të tjera, njeriu aq sa i jep vend besimit në zemrën,shpirtin, memorien dhe në imagjinatën e tij,aq sa i përkushton vëmendje dhe aq sa e praktikon atë në jetë,edhe në momentin kur të ndërroj jetë, po aq do të merret me ato cështje dhe frymën e fudnit do ta japë me me përsëritjen e gjërave që i ka bërë.Andaj edhe Profeti ynë(s.a.v.s) e cekë rëndësinë e kësaj fjalie.Në veprat e kumtimit, kjo temë është theksuar me këtë shembull: -Bababai i thotë djalit, shpejt më dërgo në cezme,duhet të marr abdes.Shiko, paska hyrë koha enamazit, nuk dua të vënohem për në namaz.
Pastaj, ashtu sic është duke qëndruar dhe duke marrë frymë me vështirësi sic i ka lëshuar krahët imagjinon sikur po i hidhet ujë në krahët e tij dhe sikur po merr abdes.Duke vrapuar si gjithmonë, imagjinon sikur është duke shkuar në xhami, vendoset për namaz, i con duart , prek veshët dhe me fuqinë e fundit merr tekbir”Allahu Ekber”.Por tekbirin që e merr janë edhe fjalët e tij të fundit,pastaj rrëzohet në shtrat dhe mbetet si i tillë.
Ja kjo ndodhi është një shembull i mirë i fjalisë: “Si do të jetoni, ashtu edhe do të ndërroni jetë”.Edhe fjalia: “Se cili është mendimi i dervishit, tregon puna e tij”, në një aspekt tjetër e aludon për cështjen e njëjtë. Do me thënë se gjatë gjithë jetës sonë, si ta kemi ushqyer zemrën dhe shpirtin tonë, cfar të kemi vendosur në memorien tonë,me cfar jemi marë në këtë botë,dhe në momentin e vdekjes do t`i imagjinojm dhe do t`i bëjmë gjërat që ndodhen ndër vetëdijen tonë.Jeta jonë mund të marrë fund edhe duke imagjinuar , apo duke e praktikuar namazin që nuk e kemi lëshuar kurrë, ose duke marrë tekbir.
Andaj ashtu sic na porosit edhe Pejgamberi (s.a.v.s), cështja kryesore është se si e jetojmë jetën tonë.Mendoj se pyetja kryesore që cdo kush duhet pyetur vetveten duhet të jetë kjo: “Si e ejtoj ejtën time?” Cfarë janë qëllimet dhe synimet e mia? Cfarë jam mduke vendosur ndër vetëdijen time dhe momentet e fundit si do të përfundojn për mua? Këto duhet të jenë pyetjet që cdo njëri prej nesh dhe cdo moment duhet t`i parashtrojmë vetvetes.Nuk duhet harruar edhe fjalinë e Pejgamberit (s.a.v.s): “Si do të jetoni, ashtu edhe do të ndërroni jetë.Si do të ndërroni jetë ashtu edhe do të ringjalleni!” Autori:Ahmed Shahin Shkruajti: Ilaz Salihi Marur nga revista mujore:”zaman” 2009 Boton webfaqja:www.islami-eshte-drit.piczo.com | |
|