SIPAS VEPRAVE DO TA KEMI EDHE VDEKJEN.
Xhemat i nderuar së pari ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na bëri pjestar të fesë Islame po ashtu ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na mundësoj që të mbërijm edhe këtë ditën e sodit që të falim edhe këtë namazin e Xhumas së bashku.
Përshëndetje dhe salavate të përzemërta ti dërgojmë pejngamberit tonë, njeriut më të dashur, komentatorit më të mirë të Kur`anit famëlart, predikuesit të fesë Islame, salavatet tona qofshin edhe mbi familjen e tij të pastërt,mbi sahabet e tijë dhe mbi të gjithë ata që u munduan që ta përhapin fenë Islame e cila ka arritur deri tek ne.
Në ligjëratën e përparme u munduam ti cekim vetëm disa shkaqe për shkatrrimin e popujve të cilët kanë jetuar para nesh. Mu për këte Allahu xh.sh në një ajet Kuranor na tregon që ne fenë Islame mos ta pranojmë vetëm sa për sy e faqe por duhet praktikuar ate në tërësi, ku në një ajet Kuranor thotë:
(يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ ادْخُلُواْفِي السِّلْمِ كَآفَّةً وَلاَ تَتَّبِعُواْ خُطُوَاتِ الشَّيْطَانِإِنَّهُ لَكُمْ عَدُوٌّ مُّبِينٌ (208
O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët.(Suretil-Bekare 208)
Feja Islame nuk është një fe që kërkon vtëm rekllamim por pas besimit duhet që ate ta vërtetojmë nëpërmjet veprave tona, që don të thotë se jo vetëm me fjalë por edhe me punë, ku për fat të keq sot kemi njerëz kur bisedojnë me tjerë ata tregohen aq shumë takva( njerëz të devotshëm) saqë njeriu që e dëgjon mendon se me të vërtetë ki është një njeri pa gabime (melaqe), mirëpo po të njëjtit njeri kur po ia shohi veprat del se ai nuk është në përputhshmëri me fjalët që i fol.
Kjo sështë gjë tjetër vetëm se një reklamim i vetes së tijë, e dihet se feja Islame nuk ka nevojë për reklama, e aq më pak Allahu xh.sh.nuk ka nevojë për reklamat e njerzëve, sepse Ai e din se cfar fshehin e cfar publikojnë zemrat tona.
Mu për këte Allahu xh.sh.na e tërhjek vërejtjen dhe na bënë me dije që mos të na habisin bisedat e disa njerzve sepse ata janë që kur I dëgjon të mahnitin nga fjalit e tyre mirëpo nuk janë të sinqert në ate që e thonë, bile bile si dëshmitar marin Allahun xh.sh.mu pë këta njerëz Allahu xh.sh. në një ajet Kuranor thot:
( وَمِنَا لنَّاسِ مَن يُعْجِبُكَ قَوْلُهُ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيُشْهِدُ اللّهَ عَلَى مَا فِي قَلْبِهِ وَهُوَ أَلَدُّ الْخِصَام(204
Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.(Suretil-Bekare 204)
Muhammedi a.s. në një hadith thot:Si do të jetoni ashtu edhe do të vdisni, si do të vdisni ashtu edhe do të rringjalleni. Pra siç shihet edhe nga vet hadithi i Muhammedit a.s. nuk thuhet në hadith se si do të flisni ashtu edhe do të vdisni, por thuhet si do të jetoni.
Dijetari Xelaluddin Rumiu thot; Ose bëhu ashtu siç tregohesh ose tregohu shtu siç je.
Një fjalë e urtë thot:Fjalët si mjalta e punët si balta.
Për njerëzit e këtillë Allahu xh.sh. thotë se ata do të përjetojnë një dënim të dyfisht, dhe se nga ana e Allahut xh.sh. do të jenë të përbuzur. Ku në një ajet Kuranor Allahu xh.sh. thot:
(يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَان(69
Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.(Suretul-Furkan 69)E sipas Kuranit njerëz të dobishëm konsiderohen ata të cilët i besojnë Kuranit dhe punojnë punë të mira
ku Allahu xh.sh. në një ajet Kuranor thot:
(7)إِنَّالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ أُوْلَئِكَ هُمْ خَيْرُ الْبَرِيَّةِ
Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme.(Suretul-Bejjine 7)جَزَاؤُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِين فِيهَا أَبَدًا رَّضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ
(ذَلِكَ لِمَنْ خَشِيَ رَبَّهُ(8
Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet në xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pa këputur. All-llahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata janë të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur dronë Zotit të vet.(Suretul-Bejjine 8)
Me shpres që të vazhdojm në javët në vijim të lusim Allahun xh.sh që të na bë prej atyre besimtarëve të cilët i përmbahen Librit të Tijë dhe udhëzimeve të Muhammeidt a.s si dhe për nder Kur`anit famëlartë, e të Pejngamberit të Tijë, mos t`na largoj nga rahmeti dhe mëshira e Tijë, t`na mundësoj që të përvetësojmë nga shefaati i Kur`anit dhe i Muhammedit a.s., po ashtu të lusim Allahun xh.sh që për hirë të kësaj dite dhe për nderë të këtij namazi neve si besimtar gjunahaqarë t`na i falë gjunahet t`na udhëzojë në rrugë të drejt dhe të shpëtimit si dhe t`na japë të mira si në këte poashtu edhe në botën tjetër.
..................................................Amin............................................................................