Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Shkëpute edhe një fletë nga kalendari yt, të paktën le të jetë pa "gjynah" Sat 26 Nov 2011 - 11:11 | |
| Të zhytesh në pellgun e hyrit bashk me ujët e zymtë, është sit ë kesh para vetes një fletë të xirë po nga ky hi! Port ë notosh në një ujë që pastrohet rregulloisht me paisje filtruese, ndoshta veç një fletë do të lagej, ndërsa ngjyra e saj do të mbetej origjinale….
Port ë tallesh çdo ditë në shtratin e thellësirave edhe po ta ndrydhësh një letër për të mos marrë ngjyrë nga kjo papastërti, do të duhej një dor0δ e fuqishme!
Të jetosh çdo ditë dhe të thithësh të njëjtin ajër, të vishesh me petkat e zymtë ngjyrë hiri, që nuk kanë qepje origjinale por shthurje e moralit tend! Ti thjesht vetëm I pranon gjërat sit ë servuara, pa shikuar në ambalazh nëse u ka skaduar afati, apo nëse ke të drejtë të konsumosh diçka të tillë, por noton dhe vetëm noton, pa pasur diçka në fund të detit,sikur kërkon margaritarë, që si duket janë edhe të rremë! Edhe nga një margaritar I mundshëm, sikur do të mund ta merrje, do të shihje një përthyeshmëri të forte të ditës, e veç kësaj do ta shiohje diku në fund të detit, ose thënë ndryshe në thellësi ku uji është më I pastër dhe jo I ndrotur nga hiri që përcëllon ty,prandaj kuptoje se në këtë ujë s`ka margaritarë për ty.Ai margaritar do të ishte I mbështjellë me decorate, e cila të njofton ty se ke punë me një gurtë çmuar,andaj bëj kujdes kur e hap!
Një pellg në të cilin hidhen hirat e drunjve të djegur dhe nga ti kërkohet të gjesh diçka të vlefshme aty, qoftë edhe një cope letër më së paku…..
Imagjino sikur po flasim për ty dhe po flasim për pamjen tënde, dmth diçka që ka të bëjë me ty.Këtë pellg plehrash mund ta konsiderosh si një dyqan rrobaqepësie, ndërsa petkat të cilat ndodhen aty janë veshur nga njerëz të modes dhe yje të muzikës;kësisoj ehde nga ti kërkohet të shohësh diçka të vlefshme,sipas shijes dhe asaj që ty të pë përshtatet!
Nuk di nëse aty do të kishte diçka për ty dhe a do të pëlqenin ato gjëra për një kohe aq të shkurtër.Do ti rrëmbeje ato sikur t`ishin margaritarë,apo çfarë do të bëje, I ndikuar nga moda? Si do mund të marrësh një letër të bardhë nga një ujë I papastër,përveç nëse ke një dorë të forte? Një dorë e forte nuk nënkupton që me shpejtësinë e gishtërinjve të tut ë kapësh gjënë më të bukur dhe më tërheqëse…Jo!Por ti do ta largoje këtë llum njëherë e përgjithmonë dhe në vend të tyre kërko margaritarin e vërtetë….Por a ndodh kështu në realitet! Nuk është se njëherë në jetë të erdhi rasti I zgjedhësh disa lecka me fije peri të prodhuesve të huaj dhe të nxitosh t`i kapësh ato! Janë të shpeshta sezonet e përhitura kur vjen dallga dhe na lëshon pluhur syve! Janë çdo ditë pantollonat e ngushta që na bëjnë të ngelim të ndikuar nga dikush, nën hijen e dikujt, nën oqeanin e thellë të modes së huaj…. Sikur të ishte e mundur që vetëm një ditë të xirrje një fletë të bardhë nga uji I zymtë! Dhe të thuash: ja ku është!Me këtë kam vendosur të dal e veshur sot! Por ti nuk sheh dot, ngase je verbuar nga amrgaritarët e rremë që I janë mveshur asaj të cilën e quajmë mode! Është e rëndësishme edhe se sa kupton, çfarë ndikimi ke tek gjinia tjetër, a bëhesh ti shkak ose një nxitëse për t`u kryer një mëkat? Sa mediton rreth dukjes tënde dhe reth numrit të gjynaheve në ditë!? Ti nuk je një leckë si një prodhim I një fabrike e cila për interest e saj shitet kudo me kosto të ndryshme, por je një margaritar më vete, prandaj kërko margaritarë dhe jo lecka që kanë kualitet të dobët, ose mund të thuhet se edhe nuk kanë fare. Mos u bëj ti shkak për t`I hapur ndokujt rrugën që shpie drejt mëkateve, po përkundrazi, mundohu ta kalosh kët0δ ditë pa mëkat! Vetëm sot bëhu vetja dhe mos u ndiko nga hiri dhe qëndro si përmbajtja e letrës së bardhë, por jo si vet letra! Ngase jecilësuar si margaritar! Sot mos u zhit në pellgun e injorancës!Vetëm sot udhëto me mendje… Veç sot mundohu të mos bësh të njëjtin mëkat, mëkatin e shthurrjes tënde! Një ditë larg stuhisë…larg tekstilit bashkëkohor, por nga ana tjetër afër stilit femëror, afër mirësisë që duhet ta kesh gjithmonë.Prandaj veç një ditë pa gjynah dhe ndoshta do të shpëtoje përgjithmonë. Vetëm këtë mendoje, sikur po jeton edhe vetëm sot, mendo sikur do të kalosh nesër në oqeanin e përjetshëm! Aman! Veç sot pa mëkate, pa hir e pa imitime, cakto një rregull, ngrije me dorën tënde një fletë të bardhë! Kujdes nga pamja, sepse ajo pasqyron edhe brendësinë, prandaj një ditë të vetme pa mëkate, plot meditim, ndoshta do të çojë në pellgun e dijes.Për këtë kij durim.
| |
|