Ministri i jashtëm turk, Ahmed Dautoglu e ka konsideruar si historik takimin me presidentin e ri egjiptian, Muhamed Mursi. Ai është shprehur se i kam dorëzuar presidentit egjiptian një fletë të bardhë dhe i kërkova të shkruajë në të çfarë të dojë në lidhje me fushat dhe mënyrat e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Ai tha se Turqia nuk njeh kufi në fushën e bashkëpunimit me Egjiptin dhe ne jemi të gatshëm të punojmë bashkërisht për rritjen e mirëqenies, zhvillimin, stabilitetin dhe vendosjen e paqes në rajon. Të gjitha këto, do mund ti realizojmë në bashkëpunim me udhëheqjen egjiptiane dhe popullin egjiptian.
Dautoglu i ka dorëzuar presidentit të ri egjiptian një ftesë zyrtare nga presidenti turk për të vizituar Turqinë sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas mediave mësohet që Dautoglu të jetë shprehur se:”Ndihem tepër i kënaqur që unë jam ministri i parë i jashtëm i një vendi jo arab që viziton një vëlla të shtrenjtë. Para së gjithash, unë e uroj popullin egjiptian për arritjen e madhe në zgjedhjet presidenciale. Ne kemi shumë besim se lidershipi i ri i zgjedhur nga populli, do të i aftë në realizimin e një sërë projektesh. Suksesi i Egjiptit është sukses i gjithë rajonit dhe pa një Egjipt të fuqishëm, nuk mund të flitet për paqe, mirëqenie dhe stabilitet në Lindje të Mesme. Egjipti nuk mund të bëhet një vend i fuqishëm, veçse me vullnetin e popullit të tij. Padyshim që para u dalin një sërë sfidash, sidomos ato politike, por unë kam besim të plotë se populli egjiptian do i kapërcejë ato.”
Dautoglu foli dhe për qendrën e përbashkët të studimeve strategjike, e cila u themelua menjëherë pas vizitës së kryeministrit turk në Egjipt, një vit më parë. Ai tha se në takimin e radhës, i cili mund të mbahet në Turqi apo Egjipt, duhet folur mbi bashkëpunimin absolut dhe të pakufizuar mes dy vendeve. /ardhmeriaonline/