Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Netanyahu akuzon presidentin palestinez për sulmin ndaj rabini | |
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konsideron se Presidenti palestinez Mahmoud Abbas është përgjegjës për sulmin ndaj rabinëve radikal të krahut të djathtë, raporton Anadolu Agency (AA). "Komuniteti ndërkombëtar ka mbetur i heshtur në deklaratat e Abbasit. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalojë qasjen dyftyrëshe ndaj këtyre provokimeve dhe të ndërmarrin veprime kundër provokatorëve," tha kryeministri izraelit. Netanyahu ka mbajtur "takim të veçantë" në zyrën e tij, pasi u zbulua se rabini dhe politikani Yehuda Joshua Glick ishte plagosur rëndë në sulmin e armatosur të djeshëm. Në takimi ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes Izraelite, Moshe Yaalon, drejtor i Shërbimeve Inteligjente Yoram Cohen, kreu i policisë Yohanan Danino, shefi i policisë në Jerusalem, Moshe Edri, Kryetari i Jeruzalemit, Nir Barkat, dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, prokurorisë, dhe ushtrisë së Izraelite. Netanyahu pas takimi i uroi shërim të shpejtë Glick, duke kërkuar, që shërbimet e inteligjencës dhe policia së shpejti ta zgjidhin këtë "rast të terrorizmit." Natën e fundit në Jeruzalemin Lindor, u krye një sulm i armatosur ndaj Glick, i cili është i njohur për pikëpamjet radikale të krahut të djathtë. Ai kohët e fundit ka qenë udhëheqës i disa sulmeve në xhaminë Al-Aksa dhe bën thirrje gjithashtu për ndërtimin e Tempullit të Solomonit në vendin e xhamisë, i cili ndodhet brenda kompleksit të Al-Aksas. /aa/:
| |
|