Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Netanyahu botës: Mos e njihni qeverinë palestineze të unitetit | |
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të dielën paralajmëroi se është kundër çdo përpjekje ndërkombëtar për të njohur një qeveri palestineze të unitetit në bazë të një pakti të unitetit midis Fatahut dhe Hamasit. Por Presidenti palestinez Mahmud Abas, i cili nënshkroi një marrëveshje pajtimi me Hamasin në prill, tha se një qeveri uniteti që pritet të shpallet të hënën do të përbëhet nga ministra pa përkatësi politike, një status që mund të lehtësojë rrugën për tu pranuar nga ana perëndimore. "U bëj thirrje të gjithë elementëve përgjegjës në komunitetin ndërkombëtar të mos nxitojnë për të njohur një qeveri palestineze që ka Hamasin si pjesë të saj," tha kryeministri izraelit Netanyahu. "Hamasi është një organizatë terroriste e cila bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit, dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të përqafojë atë. Kjo nuk do të forconte paqen, kjo do të forconte terrorin," tha Netanyahu në fjalën publike në takimin e kabinetit. Izraeli ngriu bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, që kur Abaz nënshkroi marrëveshje uniteti më 23 prill, pas përpjekjeve të shumta të pasukseseshme për pajtim midis Fatahut dhe Hamasit./mesazhi/:
| |
|