Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Kush do e pasojë presidentin Gyl dhe kryeministrin Erdogan | |
Sipas një sondazhi të zhvilluar kohët e fundit në Turqi, partia në pushtet vazhdon të gëzojë besimin e popullatës, edhe pas një viti nga zgjedhjet parlamentare. Në këto zgjedhje, partia për Drejtësi dhe Zhvillim mori 50 % të votave, e ndjekur nga partia Popullore Republikane me 26 %.
Lidhur me personin që do të zërë postin e presidentit, pas përfundimit të mandatit presidencial, bazuar në të njëjtin sondazh, vendin e parë e ka zënë kryeministri aktual Rexhep Erdogan me 41 %, i ndjekur nga presidenti Gyl.
Kurse lidhur me postin e kryeministrit, të cilin aktualisht e ka Erdogan, 32 % e të intervistuarve kanë votuar për presidentin Gyl, i ndjekur nga zv. Kryeministri, kurse në vend të tretë radhitej ministri i jashtëm Dautoglu me 9 %. /ardhmeriaonline/ | |
|