Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajme Ditore] NSA përgjoi edhe kryeministrin britanik Cameron | |
- Ish- punonjësi i kontraktuar i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) të SHBA-së Edward Snowden, ka pretenduar se SHBA ka përgjuar edhe Kryeministrin britanik, David Cameron.Snowden i cili është lidhur me një video konferencë në një aktivitet të organizuar në Londër nga Amnesty International tha se NSA në kuadër të programit të monitorimit ka mbledhur informacionet e komunikimit të shumë personave dhe se Kryeministri britanik, David Cameron është në mesin e këtyre personave.Ndaj pyetjes nëse SHBA-ja ka përgjuar edhe Kryeministrin Cameron apo jo, Snowden i është përgjigjur se vitin e kaluar Kongresmeni i SHBA-së, Bernie Sanders ka pyetur drejtorin e NSA-së nëse e kanë përgjuar apo jo, ku drejtori i është përgjigjur se kanë përgjuar dhe monitoruar të gjithë.Snowden më tej tha se: “Pra, po. Edhe David Cameron si çdo kush tjetër ndodhet në bazën e të dhënave të NSA-së”. Snowden i cili ka kritikuar Britaninë se është aktive në rrjetin e monitorimit të NSA-së, ka mbrojtur idenë se janë shkelur të drejtat e privatësisë së popullit britanik.Snowden gjithashtu ka pretenduar se Komunikimi Digjital dhe Agjencia e Inteligjencës (GCHQ) është në bashkëpunim me NSA-në. Ai u largua nga SHBA-ja në verën e 2013 dhe i cili nisi të publikoi dokumentet e para të NSA-së nga dhoma e një hoteli në Hong Kong.Edhe pasi mori leje për strehim në Rusi ai ende qëndron në një vend të pa ditur. Snowden i cili është bërë shkaktarë i krizave diplomatike në shumë vende për shkak të dekonspirimit të dokumenteve të NSA-së, akuzohet nga SHBA-ja për spiunazh dhe gjithashtu kërkohet ekstradimi i tij nga Rusia. Gjithashtu është pretenduar se NSA-ja ka monitoruar komunikimin e shumë personave duke përfshirë edhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel. /MESAZHI/:
| |
|