Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| | Si personifikohej Xhebraili | |
Si personifikohej Xhebraili
Pyetja:
Në cilën formë i personifikohej Xhebraili të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem?
Përgjigja:
Bismilahi rrahmani rrahim
Falënderoj Zotin kurse salavatet dhe selamet ja dërgoj Profetit të Tij, familjes, shokëve të tij dhe të gjithë besimtarëve deri në shkatrrimin e kësaj bote...
Melekët janë krijesa të padukshme të Zotit të cilat i krijoi nga drita, ato mund të personifikohen në çfarëdo forme të cilën ua lejon apo i urdhëron Zoti. Kështu edhe Xhebraili, i cili ishte dërguesi i shpalljës deri tek Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, kishte një mundësi të tillë me lejen e Zotit. Xhebraili personifikohej në fizionomi të njerëzve të ndryshëm qofshin ata të njohur apo edhe të panjohur, personifikohej edhe si udhëtarë apo kalimtarë i rastit siç tregohet në ndodhinë e hadithit të Omerit, radijallahu anhu në të cilin përmenden kushtet e Islamit, të Imanit dhe ato të Ihsanit. Mirëpo zakonisht dhe më së shumti Xhibrili, alejhi selam, personifikohej në formën e sahabiut të nderuar Dihje Kelbiut.
Nëse pyesim për shkakun pse zgjidhte që në të shumtën e rasteve të ishte sikur ai, atëherë dijetarët përmendin dy pika kryesore:
-sepse ky sahabi i nderuar, radijallahu anhu, ishte shumë i bukur dhe melekët e duan bukurinë ashtu si e do edhe Allahu (është për qëllim bukuria që e ka falë Zoti jo ajo e tepruara dhe e ndaluara që mund ta kuptojë dikush nga njerëzit).
-dhe shkaku i dytë është fakti se Dihje ishte njeri që udhëtonte shumë dhe në të shumtën e kohës ishte larg Profetit, sal-lalahu alejhi ue selem, më shumë se çdo shok tjetër gjë kjo që Xhebrailit, alejhi selam, i krijonte komoditetin dhe mundësinë që të ndihej më i qetë dhe më i lirë në ardhjen e tij në këtë formë.
Allahu e di më së miri!
Me respekt:
Lulzim Mehmet Susuri
| |
|