Për ato që thonë se Hixhabi nuk është Obligim!
Shkruar nga Valdet Kamberi E enjte, 12 Janar 2012 00:57
Prej fjalëve më të mira që ka thënë Shejh Muhamed Arifi:
Për ato femra që besojnë se Hixhabi nuk është Farz-Obligim!
Nëse shikojmë dhe meditojmë gjithësinë do të vërejmë se çdo gjë në të është e mbuluar.
1- Toka ka shtresën e saj.
2- Frutat e njoma kanë mbulesën e tyre.
3- Shpata ka këllëfin e saj.
4- Lapsi pa mbulesë thahet, humb efektin e vet, gjegjësisht nuk shkruan.
5- Molla, nëse e qëron dhe e lë në atë mënyrë, thahet dhe prishet.
6- Bananja nëse e qëron lëvoren e saj dhe e lë ashtu kthehet në të zezë.
7- Atëherë pse vajzat tona i mbyllin librat dhe fletoret e tyre?! Për t'i ruajtur apo jo?!
Gruaja është një lule e bukur, të cilën të gjithë dëshirojnë ta këpusin. Andaj, është detyrë jona që këto lule të bukura t'i ruajmë me shami - hixhab.