Kur’ani Per Yjet
ni , nese i marrim numrin e sureve dhe ajeteve dhe i vendosim në boshtin koordinativ, ashtu që boshti i abshisave të paraqet numrin rendor të sureve, ndërsa ai i ordinatave të paraqet numrin e ajeteve të sureve përkatëse, dhe nese e gjejmë pikëprerjen e tyre(d.m.th. të numrit rendor të një sureje me numrin e ajeteve të saj) d.m.th pikprerjen e të gjitha sureve me numrin e ajeteve të tyre, athere në mënyrë mahnitse fitojmë një grafik jo të zakonshëm.
Ky grafik është emri ALLAH i origjinalit(d.m.th. mënyra se si shkruhet në arabisht), e kjo është një prej atyre mrekullive që të mahnitë.
“Betohem në vendqëndrimin e yjeve. E ky betim është i madh sikur ta dini” (El Vakia:75-76)
Në kohën kur u shpall Kur’ani, kjo ishte krejtësisht e pakuptueshme. Por, sot, ne e dimë se grupi i yjeve më të largëta në qiellin tonë është larg nesh afro 700.000 vjet drite, kurse drita për një sekond kalon 300.000 km. Mirëpo “vendqëndrimi i yjeve”; edhe sot e kësaj dite po i mundon dijetarët. Koha kur dijetarët do të mund ta vizatojnë hartën e tyre, do të jetë një kohë e re për historinë njerëzore.
Dijetari i astroanutikës James Jines, thotë: “Studimi i vendqëndrimit të yjeve do ta jap çelësin e një panorame më të bukur që ka parë syri i njeriut, do të na mundësojë shikimin e një qielli të çuditshëm e të gjërë, dhe do të kuptojmë nga ajo çfarë më parë nuk kishim kuptuar. Sikur të kemi mundësi t’i skikojmë vendqëndrimet e yjeve përgjithësisht, një gjë e tillë do të na ofronte sqarimin e realitetit të gjithësisë”