Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Bisnesmeni dhe piloti amerikan Richard Patterson konvertohet në Islam Sun 29 Jan 2012 - 10:27 | |
| Vetëm pasi kaloi një muaj në mbretërinë saudite, ku u prit me dashamirësi në një atmosferë shpirtërore, biznesmeni dhe piloti amerikan Richard Patterson u konvertua në Islam
Richardi i cili tani quhet Abdulaziz zotëron një kompani që ofron shërbime në kujdesin kritik. Ka një kapital prej 50 milion dollarësh, një flotë prej dy avionëve dhe dy helikopterëve të specializuar për fluturime medikale. Abdulazizi arriti në mbretërinë saudite me një kontratë të hënës së kuqe saudite për të trajnuar studentët në emergjencat ajrore. Gjate qëndrimit të tij, tre anëtarët e ministrisë së shërbesave islame, ndihmesë, thirrje dhe udhëzim e kishin ftuar në darkë. Anëtarët të cilët punonin me projektin “Më udhëzo në Islam” i kishin folur për Islamin dhe esencën e vërtetë të tij. Unë erdha në mbretërinë saudite për një marrëveshje komerciale. Isha aq i emocionuar që po bëja marrëveshjen më të mirë të jetës me Allahun e Plotfuqishëm duke u konvertuar në Islam”, tha Abdulazizi gjatë ceremonisë së konvertimit duke vlerësuar veshjen saudite dhe duke e përshkruar atë si të rehatshme dhe të bukur. Kur Abdulazizi ishte në vendin e tij dëgjonte gjëra negative për Islamin nëpërmjet kanaleve të mediave të cilat kishin për qellim të shtrembëronin imazhin e tij. “Nuk mjafton ta kuptosh Islamin vetëm duke lexuar për te. Duhesh të takosh edhe njerëz që e përfaqësojnë atë dhe reflektojnë frymën e tij te vërtetë”, tha Abdulazizi. Ai e konsideron vetën fatlum që ka gjetur Islamin nëpërmjet miqve të tij musliman me të cilët në mbretërinë saudite u takua dhe mësoi se Islami është fe e drejtësisë dhe tolerancës. “Muslimanet dhe sauditët janë të këndshëm, modest dhe të hapur ndaj të tjerëve”, tha Abdulazizi duke shtuar se ndjehej sikur ata ishin pjesë e familjes së tij, dhe se kurrë nuk kishte përjetuar ndonjë keqtrajtim nga ana e tyre. Ajo qe e tërhoqi me se shumti Abdulazizin ishte se shoqëria saudite ishte religjioze. “Kjo u ndihmon njerëzve ta bëjnë fenë si pjesë të përditshme të jetës se tyre. Do të dëshiroja të sillja kolegët e mi këtu në mbretërinë saudite për të provuar atë që kam bërë unë dhe të ndryshojnë pikëpamjet e tyre ndaj Islamit”, shtoi ai. Abdulazizi u bëri thirrje biznesmenëve të tjerë muslimanë që të punojnë në joshjen e biznesmenëve të huaj ndaj Islamit. I akuzoi ata në mosmarrjen e iniciativave serioze për të thirrur kolegët e tyre në këtë fe të lavdishme. “Ne mund t’i ofrojmë libra Islam gjatë takimeve të biznesit të cilat u ndihmojnë të përfaqësojnë imazhin e vërtetë të islamit”, tha Abdulazizi. Mësuesi dhe dijetari Esam Abdul Razzaq, i cili po përkthente për Abdulazizin, tha se fytyrat publike luajnë rol të madh në shoqëritë e tyre në projektimin e imazhit të caktuar. ”Njerëzit e suksesshëm kanë kredibilitet në shoqërinë e tyre, pasi ata konsiderohen të rëndësishëm. Prandaj kur ata zgjedhin konvertimin në Islam, ata ngjallin kureshtje tek të tjerët të cilët nga ana tjetër duan të dinë më shumë për këtë fe“, tha Abdul Razzaq. Përgatiti: Naim Berisha | |
|