Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Çfarë mësoi besimtari nga jeta? | |
Ai mësoi që kjo jetë e shkurtër është e përzier dhe e ngatërruar, mes të mirës dhe së keqes, mes drejtësisë dhe dhunës, mes të vërtetës dhe të kotës, mes gëzimit dhe dhimbjes. Ai mësoi se kjo jetë nuk është qëllimi dhe preokupimi, e as përfundimi i tij.
Ai mësoi se kjo jetë është thjeshtë rruga për një jetë tjetër më të mirë, për një jetë tjetër që mbetet dhe vazhdon, jo si kjo që ikën e mbaron.
Ai mësoi se vetëm ajo jetë është bërë që njeriu të marrë atë që ka vepruar, e mirë a e keqe qoftë. Në këtë mënyrë, ai u rehatua nga pyetja që e mundonte vazhdimisht rreth jetës dhe vdekjes: ‘‘Cila është e fshehta që ato mbajnë? Ç’vjen pas tyre?‘‘
Besimtari u ndie i qetë kur mësoi se është krijuar dhe bërë për jetën e pasosur dhe se vdekja ndodh vetëm që ai të kalojë nga një etapë në tjetrën, nga kjo jetë në të amshueshmen. | |
|