Një herë e një kohë, ka jetuar në Basra një burrë I vejtër, I cili kujdesej shumë për djalin e tij të vetëm, që e donte shumë. Plaku I moshuar të gjitha kursimet e veta I shpenzoi që t`I jepte të birit një arsimim të shkëlqyer në atë kohë dhe për këtë arsye e dërgoi te mësues të njohur.Djaloshi u largua dhe shkoi në shkollat më të mira dhe te mësues it e dijetarët më të mirë të shkëlqyer në atë kohë dhe për këtë arsye e dërgoi te mësues të njohur.Djaloshi u largua dhe shkoi në shkollat më të mira dhe te mësuesit e dijetarët më të mirë të kohës.
Erdhi dita që ai të kthehej nga studimet e tij dhe babai I moshuar doli ta priste në derën e shtëpisë.Kur erdhi djali dhe u takua me babanë, ai e pa në sy dhe ndjeu një zhgënjim të madh. “Çfarë ke mësuar biri im?” tha ai: “Unë kam mësuar atje çdo gjë që ishte për t`u mësuar baba”, tha ai. “Por a ke mësuar atë që nuk mund të mësohet?” pyeti babai. “ Shko, djali im dhe mëso atë që nuk mund të ëmsohet”, I tha babai I moshuar.Djaloshi I rritur kthehet te mësuesi I tij më I mirë me qëllimin që të mësojë atë që nuk mund të mësohet. “Merri këto 400 dele dhe shko në mal.Kur të bëhen 1000, eja këtu te unë”, I tha mësuesi.
Djaloshi shkoi në mal dhe u bë bari.Për herë të parë ai kuptoi çfarë është heshtja.Ai nuk kishte me kë të fliste.Delet nuk e kuptonin gjuhën e tij.I dëshpëruar ai bisedonte me to, por ato e shikonin sikur të thoshin me vete “sa budalla qenka”.
Ngadalë ai nisi të harronte dijen e mësuar në shkollë, por edhe egoizmin, smirën dhe cilësitë e këqija.Ai u bë I qetë si delet dhe e kaploi urtësia dhe përulësia. Në fund të dy viteve, kur numri I deleve kishte arritur në njëmijë, ai u kthye te mësuesi I tij dhe e nderoi siç e meritonte. “Tani ke mësuar atë që nuk mund të mësohet”, I tha mësuesi.
Është interesnate të përmendet se disa të Dërguar të Allahut në jetën e tyre, para se t`u vinte shpallja, kanë qenë barinj dhe janë kudjesur për delet.
Sat 14 Jan 2012 - 22:43 nga Shemsi