Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Gjendet edhe viktima e tretë në Restelicë, ka edhe të gjallë Sat 11 Feb 2012 - 19:13 | |
| Në Restelicë të Dragashit, dy viktima nga orteku i borës (I Plotësuar) - Informacionet më të fundit nga komuna e Dragashit bëjnë me dije se ekipet që po ballafaqohen për t’i shpëtuar të mbuluarit nga bora në Restelicë, kanë nxjerrë dy persona pa shenja jete, ndërkohë që po punohet për t’i shpëtuar familjarët e tjerë që gjenden nën ortekun e borës. Shefi i policisë së Dragashit, Gëzim Zogaj, e ka konfirmuar për radion lokale ngjarjen tragjike në Restelicë, duke dhënë edhe bilancin e aksionit për shpëtim, deri në këtë orë. “Bëhet fjalë për ngërthimin e dy shtëpive të banuara nga një ortek i madh bore, ndërkohë që shtëpitë tjera, në të cilat nuk kishte banorë, nuk paraqesin urgjencë për intervenim. Deri më tani, janë nxjerrë dy kufoma, një mashkull dhe një femër, ndërkohë që dyshohet se brenda këtyre shtëpive ndodhen gjithsejtë 11 persona”, tha Zogaj. * * * * * Një person është nxjerrë nga shtëpia e tij, të cilën e kishte mbuluar një ortek i borës. Mjekët po luftojnë për ta shpëtuar nga vdekja, ndërkohë që janë edhe dy familje të tjera në Restelicë, të cilat presin shpëtimin, pasi shtëpitë e tyre janë mbuluar krejtësisht nga bora. Helikopterët e KFOR-it ndodhen në Restelicë për intervenim në këtë gjendje emergjente, ndërkohë që automjetet për pastrimin e borës po bëjnë ç’është e mundur që ta pastrojnë rrugën që lidh këtë fshat me Dragashin. Informacionet nga terreni bëjnë me dije se nga rrëshqitja e një orteku të borës, është ngulfatur familja Reka, me 11 anëtarë, në mesin e të cilëve ndodhen edhe tre fëmijë. Reshjet e pandërprera të borës që kanë përfshirë vendin tonë, më së shumti e kanë goditur trevën e Gorës së Dragashit, ndërkohë që qarkullimi i automjeteve, edhe në rrugët rajonale, zhvillohet me mjaftë vështirësi. Në fshatin më të madh të kësaj treve dhe komunës së Dragashit, Restelicë, ortekët e borës kanë mbuluar pesë shtëpi banimi, në të cilat ndodhen edhe familjarët dhe se ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me fatin e tyre, përkundër angazhimit të të gjitha strukturave relevante për t’i shpëtuar. Dyshohet se brenda këtyre shtëpive mund të ketë edhe viktima, por ende mbetët për tu shpresuar, sepse aksioni po vazhdon për shpëtimin e tyre. "Banorët e fshatit tonë janë vetorganizuar, por qasja tek këto shtëpi është mjaftë e vështirë, për shkak të konfigurimit të terrenit, në të cilin bora ka arritur trashësinë disa metra", bën të ditur Shaban Haxhiu, nënkryetar i këshillit të fshatit Restelicë. Aksionin për shpëtimin e këtyre familjeve po e rëndon edhe rruga e pakalueshme nga Dragashi deri në këtë fshat. Pjesa më e madhe e komunës së Dragashit është izoluar dhe nuk ka as energji elektrike dhe as sinjal të telefonisë mobile. Përfaqësuesit e qeverisë lokale kanë njoftuar qeverinë qendrore dhe ushtarët turq të KFOR-it, të cilët janë të stacionuar në Dragash, që të intervenojnë me helikopterët e tyre për shpëtimin e këtyre familjeve të mbuluar nga ortekët e borës. Ditë më parë, një erë e fuqishme kishte lënë pa kulm mbi kokë një familje nga fshati Zlipotok, por që familjarët nuk kanë pësuar gjë, për faktin se nuk kishin ndodhur në shtëpi, në ditën e kësaj furtune. | |
|
Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Re: Gjendet edhe viktima e tretë në Restelicë, ka edhe të gjallë Sat 11 Feb 2012 - 21:19 | |
| All-llahu i shperblefte me Xhennet viktimat e kesaj tragjedije -Shprehi ngushellime te gjithe familjes te ndjere ,Si dhe dashte All-llahu ti shpetoje te gjithe ata te cilet ende jan te mbuluar nen boren e madhe. | |
|