Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Uebsajti anti-emigrant turpëron Holandën Fri 17 Feb 2012 - 0:34 | |
| Transmetoni ankesat tuaja kundër punëtorëve nga Evropa Lindore: uebsajti i ri i krijuar nga partia e ekstremit të djathtë (PVV) të Gert Uildersit ka shokuar shumë vende të BE-së.
Kur do ta dënojë një lëvizje të tillë provokative kryeministri Mark Rutte, i cili aktualisht është i varur nga mbështetja e PVV-së? pyet “NRC Handelsblad” e Roterdamit.
Mbështetjen pasive të Partisë për Liri (PVV) - ngandonjëherë ju nuk mund t’ia uroi as armikut tuaj më të keq. Edhe një herë tjetër qeveria VVD/CDA (liberal dhe kristian demokrate) po përballet me pasojat e neveritshme të ndihmës së dhënë nga PVV-ja.
Në të ardhmen e afërt, partitë politike të Dhomës së Ulët të Holandës do të marrin një letër të zemëruar nga 10 ambasadorët e shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore: nga Polonia, Republika Çeke, Estonia, Letonia, Lituania, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania.
Molla e sherrit është uebsajti i ri i partisë ekstremiste të Uildersit, në të cilin qytetarët holandezë mund të ankohen për shqetësimin e shkaktuar nga rumunët, bullgarët dhe qytetarët e tjerë të ardhur nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Këto janë shtete që janë anëtarësuar në BE që prej vitit 2004 apo 2007 dhe rezidentët e të cilëve kanë të drejtë të jetojnë dhe punojnë kudo në union sikurse edhe qytetarët holandezë kanë zhvendosur aktivitetin e tyre ekonomik, p.sh. në Poloni.
Me rastin e filmit “Fitna” të realizuar nga Uilders në vitin 2008, kryeministri Belkande dhe ministri i Punëve të Jashtme u distancuan dhe e dënuan atë duke thënë se është detyrë e gjithsecilit të respektojë të drejtat dhe reputacionin e tjetrit (në këtë rast të myslimanëve). Ndërsa tanimë duket se kryeministri holandez është zënë në lak dhe nuk mundet as të komentojë zhvillimet e fundit. Si javën e kaluar, si me 13 shkurt, Mark Rutte, theksoi se nuk do të komentonte “pozicionet e detajuara të marra nga parti të veçanta”.
Sigurisht, nuk është detyra e kryeministrit që të përgjigjet për gjithçka çfarë bën PVV-ja, porse janë disa situata, siç është edhe rasti i uebsajtit anti-emigrant, kur qeveria nuk mund të qëndrojë në një pozicion letargjik. Kjo do të vinte në rrezik edhe interesat holandeze jashtë vendit
Tanimë që shtetet e tjera të BE-së po kërkojnë sqarim nga Holanda, Rutte nuk mund të vijojë të fshihet pas qasjeve të tilla zyrtare. Qeveria holandeze duhet të dalë me një qëndrim. Dhe kjo nuk është se kërkon guxim të madh./Start/ | |
|