Admine-Meli Administrator
Numri i postimeve : 160 Data e regjistrimit : 20/09/2011 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Tetove
| | Bame me domate | |
Përbërësit: - Cito :
- 600 gr bamje të qëruara,
2 qep të mëdha të prera thela, 1 hudhër,[/b] 3 domate të mëdha, të bëra në rende, 2 domate të mëdha të prera thela, 1 lidhje majdanozi të prerë, 1 filxhan me uthull, 1 filxhan me vaj dhe 1 filxhan me ujë, 1 lugë e vogël me krip, 1/2 lugë e vogël piper, 1/2 lugë e vogël sheqer. Përgatitja: - Kodi:
-
Në një tas përziejmë bamjet e qëruara me uthullën, dhe i lmë të rrinë deri sa përgatisim përbërësit e tjerë.Në një tenxhere skuqim qepën e prerë thela dhe hudhër (nja 4-5 min), shtojmë domatet e bëra në rende, piperin, dhe 1/2 luge sheqerm I lëmë të ziejnë, në flak të të ulët nja 5 minuta. Pastaj shtojmë bamjet (bashkë me uthullën),vëmë përsipër majdanozin (nuk përzihet më me lugë pasi që shtuam majdanozin), dhe vendosim sipër thelat e domateve, hedhim krip,piper dhe ujin nga filxhani. Zihen me kapak, 30 minuta, ose deri kur bamjet kanë ngelur vetëm me vaj (uji është tharë i tëri).Herë pas here duhet përzier që mos ngjiten bamjet në tenxhere.Gjella serviret e ngrohtë. | |
|