[img:6dc1]http://www.islamieshtedrit.com/
[/img]
Nxënëset me shami mund ta vazhdojnë mësimin Nxënëset e shkollës së mesme “Frang Bardhi” në Mitrovicë, të cilat bartin shami në kokë, do të mund ta vazhdojnë procesin mësimor pa ndonjë problem, vetëm se atyre u duhet të bëjnë një ankesë në Ministrinë e Arsimit të Kosovës.E enjte 23 Shkurt 2012 Kjo u bë e ditur, të enjten, pas një takimi të jashtëzakonshëm të udhëheqjes komunale në Mitrovicë, ku kanë marrë pjesë edhe juristë të ndryshëm për të komentuar ligjin dhe udhëzimin administrativ rreth kodit të sjelljes së nxënësve nëpër shkollat publike.
“Ne duhet të respektojmë në përpikëri ligjin dhe udhëzimin administrativ për shkollat publike” ka thënë numri një në Mitrovicë, Avni Kastrati.
Sipas tij, ligji mbi arsimin nuk e precizon qartë mënyrën e veshjes së nxënësve nëpër shkolla, ndërsa udhëzimi administrativ që është lëshuar, lejon mundësi që me një ankesë nxënësit e larguar nga procesi mësimor të kthehen në shkollë.
Ai ka cituar juristët të cilët në takim kanë interpretuar udhëzimin administrativ.
“Neni 8 i udhëzimit administrativ të kodit të mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta, parasheh që nëse nxënësi pas përjashtimit nga shkolla për shkak të mbajtjes së shamisë ushtron ankesë në Ministrin e Arsimit të Kosovës në Prishtinë, mund të vazhdojë mësimin, derisa Ministria të bie një vendim të ri”, ka thënë Kastrati.
Nxënësit e ndërrimit të paradites të gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë kanë protestuar edhe sot për një orë në shenjë solidarizimi me shoqet e tyre, të cilave u është ndaluar hyrja në shkollë për shkak të bartjes së shamisë, dhe më pas i janë kthyer mësimit. /kosovapress/