Këshilli i Arsimit të Lartë i Republikës së Turqisë ka hequr kushtin
që në provimin pranues femrat patjetër duhet të heqin shaminë, i cili
kusht u soll disa vite më parë.
Tërë kjo ndodh në një kohë kur sistemi gjyqësor turk në tetor të
vitit 2010 paralajmëroi për përpjekjet e qeverisë së udhëhequr nga
AKP-ja e kryeministrit Erdogan për anulimin e ndalimit të hyrjes në
qendrat edukative me veshje islame.
Zyra e prokurorisë së përgjithshme turke deklaroi se përdorimi i
veshjeve islame nga studentet në universitete është në kundërshtim me
sistemin sekular dhe kushtetutën e shtetit turk.
Vlen të theksohet se Gjykata Kushtetuese e këtij vendi së fundi e ka
ndryshuar draftin që pengonte veshjen islame nëpër shkollat e R. së
Turqisë. Analistët politik paralajmërojnë dhe janë të mendimit se viti
2011 do të jetë viti i lirisë së veshjeve islame në universitetet turke.
(Breziiri)