Studentja shqiptare, Ornela Bega
As në Turqi s’e lejojnë me shami në universitet
Një studente shqiptare në Institutin e Teknologjisë në Izmir të Turqisë (İYTE),nuk është lejuar të marrë pjesë në mësimin e zhvilluar në një nga klasat e këtij institucioni arsimor turk për shkak të shamisë që mbante në kokë.
Ngjarja e pazakontë është denoncuar nga vajza shqiptare Ornela Bega tek gazeta turke “Today Zaman”, njofton gazeta Koha.
Ajo tregoi se ka ardhur në Turqi për të studiuar fizikë në institucionin arsimor İYTE.
Si u tha gazetarëve, ajo nuk është lejuar të marrë pjesë në leksionin e saj të Kimisë për më shumë se një muaj për faktin e vetëm se mbante shami koke.
Bego ka denoncuar për “Today Zaman” se ajo nuk ka qenë në gjendje për të gjetur ndonjë zgjidhje për këtë problem, i cili sipas saj, mund ta bëjë madje që të humbasë edhe vitin shkollor. Kjo edhe pse ajo ka biseduar me rektorin e İYTE-së, Mustafa Güden për këtë çështje.
Ndërkaq, Presidenti i Bordit të Arsimit të Lartë (YOK) Jusuf Zija Ozcan lëshoi një deklaratë në mars të vitit të kaluar, me të cilin paralajmëronte ata që ndalonin mbajtjen e shamisë së kokës në universitete dhe nëse do të kishte mosrespektim të këtij vendimi, ndaj atyre personave YOK do të niste hetimin.
Bega pohon se i ishte thënë nga një profesor: “Ju nuk mund të hyni në klasa duke mbajtur shami koke, edhe në qoftë se ndalimi i tyre në universitete është hequr”.
Ajo tha gjithashtu se ajo nuk ishte në gjendje për të kuptuar pse një ndalim i tillë ka qenë i zbatuar në Turqi, popullsia e së cilës është kryesisht myslimane.