Sipas një raporti nga agjencia e lajmeve Anadollu, disa studente me shami janë ndaluar të hyjnë dhe të prezantojnë në ligjëratat e fakultetit të farmacisë në Ankara, edhe atë sipas një vendimi të fundit nga rektori i fakultetit në fjalë.
Ndalimi i hyrjes në fakultetet për studentet me hixhab ka hasur në një reagim të ashpër nga elita fetare në këtë vend.
Vendimi i paarsyeshëm i rektorit të universitetit në Ankara, është përballur me kundërshtim të ashpër dhe me pakënaqësinë e madhe të elitës islame dhe shoqërisë turke.
Kryetari i zyrës së sindikatave të qeverisë turke i cili ishte prezent para fakultetit, tha se ndalimi i hyrjes së studenteve me shami në fakultet, paraqet edhe një vendim tjetër arbitrarë të zyrtarëve universitarë. Ai theksoi se në kushtetutën turke nuk ekziston një lloj i tillë i ndalimit